Presidenti rus Vladimir Putin ka ofruar zhvillimin e një takimi dypalësh me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Moskë, sipas raportimeve të agjencisë AFP që citojnë dy burime të afërta me situatën.
Propozimi i Putinit u bë gjatë një telefonate me presidentin amerikan Donald Trump, ndërsa Zelensky ndodhej në Shtëpinë e Bardhë për një takim me udhëheqës evropianë. Një nga burimet tha se Putin kishte përmendur Moskën si vendin e mundshëm për takimin, por presidenti ukrainas refuzoi menjëherë ofertën.
Ky zhvillim ndodh në një periudhë delikate për diplomacinë ndërkombëtare, ndërsa Perëndimi shqyrton mundësitë për sigurinë e Ukrainës dhe skenarë të ndryshëm për një marrëveshje paqeje.


