Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    GJKKO dënon gjashtë ish-zyrtarë të Bashkisë së Divjakës për shkelje në tendera

    Italia në krizë demografike, lindjet bien në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore

    Merr fund telenovela, Roberto Mancini zyrtarizohet si trajneri i ri i Italisë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Puthja që bëri ‘xhiron’ e rrjetit/ Ish-CEO i Astronomer planifikon të padisë Coldplay

    July 29, 2025

    SHBA– Ish-drejtori ekzekutiv i Astronomer, Andy Byron thuhet se po shqyrton mundësinë e paditjes së Coldplay për akuzën se e ka kapur me të dashurën e tij Kristin Cabot, drejtoreshën e burimeve njerëzore të kompanisë, gjatë një sesioni puthjeje me kamera në koncertin e tyre.

    Bazuar në atë që thonë burimet pranë menaxherit të cituara nga New York Post , padia kundër grupit dhe organizatorëve të eventit bazohet në akuzat për “shkelje të privatësisë” dhe “shqetësim emocional” për shkak të sikletit që përjetoi.

    Tabloidi i Neë York-ut shpjegon se Byron, përveç “mosdhënies së pëlqimit për t’u filmuar”, ndihet “viktimë e poshtërimit publik pa pëlqim”, gjë që e ka “shndërruar atë në një meme”.

    Ekspertët ligjorë të konsultuar nga gazeta besojnë se shanset e padisë për sukses janë të pakta.

    Coldplay nuk i është përgjigjur ende zyrtarisht padisë së mundshme të Byron. Megjithatë, kolumnisti i njohur i thashethemeve, Rob Shuter, duke cituar burime, pohon se Chris Martin “qeshi me të madhe” me idenë e përfshirjes në veprime ligjore pas incidentit me kamerën e puthjes. Ekspertët ligjorë, siç u përmendën, janë skeptikë në lidhje me shanset e suksesit të padisë.

    Pas dorëheqjes së Byron si CEO e Astronomer, shpërthyen polemika të forta sepse Cabot kishte mbetur në kompani. Por pak më shumë se një javë pas kamerës famëkeqe me puthje, ajo vendosi gjithashtu të linte rolin e saj. Pas jehonës globale të videos, kompania e teknologjisë njoftoi se kishte nisur një hetim të brendshëm për këtë çështje, i cili çoi në emërimin e bashkëthemeluesit dhe drejtorit kryesor të produktit Pete DeJoy si CEO të përkohshëm./Radar.al

    Andy Byron Coldplay Kristin Cabot
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    GJKKO dënon gjashtë ish-zyrtarë të Bashkisë së Divjakës për shkelje në tendera

    July 28, 2026

    Italia në krizë demografike, lindjet bien në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore

    July 28, 2026

    Merr fund telenovela, Roberto Mancini zyrtarizohet si trajneri i ri i Italisë

    July 28, 2026

    Keqtrajtuan një qen rruge në Sarandë, nën hetim dy shtetas francezë

    July 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.