Gjatë ditës së sotshme, rreth orës 12:15 një 60 vjeçar me inicialet F. B., ka pësuar arrest kardiak në plazhin e Pish Poros.
Sipas burimeve, mësohet se 60 vjeçari humbi jetën që në momentin që ra në kontakt me ujin.
Njoftimi i Policisë
Rreth orës 12:15, shtetasi F. B., rreth 60 vjeç, në momentin që ka rënë në kontakt me ujin, në plazhin e Pish Poros, dyshohet të ketë pësuar arrest kardiak, dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.


