Një punonjëse çerdheje në Londër, Roksana Lecka, 22 vjeçe, është dënuar me tetë vjet burg pasi u shpall fajtore për dhunë sistematike ndaj 21 fëmijëve nën kujdesin e saj në çerdhen Riverside, Twickenham.
Pamjet e kamerave të sigurisë treguan Leckan duke përdorur dhunë fizike ndaj fëmijëve: shqelma, grushta, pickime, si dhe duke mbajtur me forcë gojën e tyre ndërsa qanin. Një incident i veçantë tregoi të rënët që godiste një djalë të vogël në fytyrë.
E reja kishte pranuar më parë fajësinë për shtatë akuza për mizori ndaj të miturve dhe, në qershor, u dënua për 14 akuza të tjera.
Pas zbulimit të ngjarjes, çerdhja u mbyll menjëherë dhe Policia Metropolitane shqyrtoi dhjetëra orë pamje nga kamerat e sigurisë. Shumë prindër të pranishëm në gjykatë u tronditën nga pamjet, duke përshkruar punonjësen si “llojin më të keq të njeriut” dhe shprehën shqetësimin për sigurinë e fëmijëve të tjerë.
Gjyqtarja Sarah Plaschkes KC theksoi gjatë dhënies së vendimit:
“Ke kryer akte të shumta dhune të paarsyeshme. Fëmijët ishin shpesh të qetë dhe të lumtur para se t’u shkaktonit qëllimisht dhimbje. Sjellja juaj mund të karakterizohet me të drejtë si sadiste.”
Lecka tani do të vuajë 8 vite burg për dhunën ndaj fëmijëve.