Konflikti mes dy dy punonjësve në një lokal në bregdetin e Himarës, ka përfunduar në përleshje me thikë dhe me pasojë plagosjen e njërit prej tyre.
Policia vendore konfirmoi ngjarjen dhe bëri me dije se krimi ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, në ambientet e një fast-food-i ku dy të rinjtë po punonin. Motivet e përplasjes cilësohen si të dobëta, por hetimet janë ende në vijim për të zbardhur shkakun e vërtetë.
Policia sqaron se E.Sh., 27 vjeç, ka goditur dhe plagosur me thikë kolegun e tij të punës, A.M., 29 vjeç. Pas krimit i dyshuari është arratisur nga vendngjarja dhe u shpall në kërkim.


