Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Buxheti 2026/ Ibrahimaj: Në fokus përmirësimi i mirëqenies së qytetarëve. Pensioni mesatar urban arrin 400 euro

    Radhë kilometrike në autostradën Tiranë-Elbasan, trafiku pothuajse i paralizuar drejt Elbasanit

    “’Pse na ike, Erion?”, shokët e klasës nderojnë 15-vjeçarin e vrarë me mesazhin prekëse

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    “Punëtorët e mrekullive”/ Analiza: Si arrijnë disa vende të shmangin borxhin?

    November 9, 2025
    "Punëtorët e mrekullive"/ Analiza: Si arrijnë disa vende të shmangin borxhin?

    Akumulimi i borxheve përmes politikave të papërgjegjshme buxhetore mund të duket si pjesë e natyrës njerëzore. Në librin “How Countries Go Broke” (“Si falimentojnë vendet”), botuar në qershor, Ray Dalio, themeluesi i fondit të investimit Bridgewater Associates, argumenton se ekziston një supercikël borxhi që vërehet në të gjitha vendet dhe gjatë shekujve të historisë.

    Qeveritë rrisin borxhin për dekada dhe më pas detyrohen të përballen me problemin, zakonisht përmes mospagimit apo inflacionit. Edhe ekonomitë më të zhvilluara të kohës nuk janë të paprekshme.

    Por një pjesë e vogël e botës së pasur duket se ka dalë nga ky cikël. Ekonomi që përbëjnë rreth një të tretën e prodhimit të botës së pasur, sipas fuqisë blerëse, kanë borxh publik neto më pak se 50% të PBB-së, megjithëse përballen me presione, si plakja e popullsisë dhe rritja e shpenzimeve për mbrojtjen, që po e shtyjnë borxhin lart gjetkë.

    Katër blloqe dallohen për kujdesin e tyre fiskal: “anglofonët e vegjël” (Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re); vendet skandinave; ekonomitë e Rajnës (Gjermania, Zvicra dhe Holanda); dhe “tigrat aziatikë” (Koreja e Jugut, Hong Kongu, Singapori dhe Tajvani).

    Disa kanë përmbysur rregullat e vjetra të politikës. Në studimet e viteve 1990, gjenden prova që sa më i fragmentuar të jetë sistemi politik, aq më i prirur është për të rritur borxhin.

    Logjika është e thjeshtë: nëse një sistem politik përbëhet nga grupe interesi që lobojnë për përfitime, kostot e të cilave mbulohen nga e gjithë shoqëria, rezultati është “tragjedia e së përbashkëtës”.

    Sistemet me përfaqësim proporcional dhe qeveritë e koalicionit priren të shpërfillin kujdesin buxhetor për të kënaqur të gjithë. Belgjika, me negociatat e saj të pafundme për formimin e qeverive dhe me një borxh neto që arrin 93% të PBB-së, është shembulli tipik i këtij fenomeni që vazhdon edhe sot.

    Megjithatë, në shekullin XXI, ekonomitë e Rajnës dhe ato skandinave kanë kombinuar politikën e konsensusit me borxhe të ulëta, ndërsa Britania dhe SHBA-ja me sisteme mazhoritare kanë deficite të mëdha buxhetore.

    Qeveritë kursimtare të sotme nuk përcaktohen më nga sistemi politik që kanë, por nga fakti nëse kanë zbatuar apo jo reformat buxhetore gjatë viteve 1990 dhe 2000.

    Marrim shembull Suedinë. Pas një krize financiare në fillim të viteve 1990 që solli deficite të mëdha, vendi miratoi rregulla fiskale të krijuara për të siguruar suficit buxhetor përgjatë ciklit ekonomik.

    Kjo nënkuptonte kufizimin e shpenzimeve dhe eliminimin e financimeve të hapura, në mënyrë që suficitet në vitet e mira të kompensonin deficitet në vitet e vështira.

    Që prej atëherë, Suedia ka kaluar nga një ndër vendet më të mbingarkuara me borxh në Europë në një nga më të qëndrueshmet.

    Zelanda e Re, me buxhetin e saj të famshëm dhe të ashpër të vitit 1991, reagoi ndaj uljeve të vlerësimit të kreditit sovran me masa të thella kursimi dhe më pas shkroi rregulla të rrepta buxhetore që impononin vizion afatgjatë.

    Zvicra miratoi “frenën e borxhit” në vitin 2003, e mbështetur nga 85% e votuesve, duke rrëzuar idenë se elektoratet janë domosdoshmërisht të pamatur. Gjermania, e njohur për disiplinën e saj fiskale, ishte me një vonesë relative: ajo vendosi kufi për deficitet vetëm në vitin 2009.

    Shtetet kursimtare nuk përcaktohen nga sistemet politike

    Ndihmon edhe fakti që këto vende kanë krijuar sisteme pensioni të parapaguara, në vend që të mbështeten te premtime që do të përmbushen nga qeveritë e ardhshme. Australia, Kanadaja, Danimarka, Islanda, Holanda, Zvicra dhe Suedia kanë grumbulluar fonde pensioni me vlerë mbi 100% të PBB-së.

    (Sipas këtij treguesi, Gjermania nuk duket aq e kujdesshme: asetet në fondet e saj të pensioneve përbëjnë vetëm 6% të PBB-së, pavarësisht plakjes së shpejtë të popullsisë.) Ndër vendet e pasura, vetëm Shtetet e Bashkuara kanë njëkohësisht asete të mëdha pensioni dhe borxhe të larta.

    Por pse disa vende, e jo të tjerat, miratojnë rregullat e nevojshme për të frenuar borxhin? Një teori thotë se vendet kursimtare janë të disiplinuara sepse janë të detyruara: sepse zakonisht janë të vogla, varen nga tregtia dhe nuk kanë hapësirën që investitorët ndërkombëtarë u japin ekonomive të mëdha.

    Në Korenë e Jugut, për shembull, kujtimi i krizës aziatike të viteve ’90 vazhdon të ndikojë në çdo reagim të tregut financiar – sa herë që ka luhatje në tregun e obligacioneve apo në kursin e monedhës, qeveria reagon me kujdes për të mos përsëritur gabimet e së kaluarës.

    Për krahasim, shumë ekonomistë, përfshirë Stephen Miran, ish-këshilltar ekonomik i Shtëpisë së Bardhë që tani merret me politikë monetare, argumentojnë se SHBA është e dënuar me mbingarkesë borxhi sepse investitorët globalë i japin asaj “litarin me të cilin të varet vetë”, përmes aksesit pothuajse të pakufizuar në kapital.

    Në mungesë të ligjeve që kufizojnë borxhin, sistemet politike mazhoritare janë sot po aq të cenueshme ndaj krizave fiskale sa edhe të tjerat, ndoshta edhe më shumë. Polarizimi politik është bërë pengesa e tyre kryesore.

    Një teori mbi borxhin publik sugjeron se ai shërben si mjet përmes të cilit qeveritë përdorin borxhin për të vënë në vështirësi kundërshtarët politikë: një “luftë konsumimi” ku secila palë zgjedh të vonojë shtrëngimin buxhetor sesa të pranojë kursimin.

    Politikanët e vendosur do të gjejnë gjithmonë mënyra për të anashkaluar rregullat fiskale

    Ka disa dëshmi që këto dinamika janë të dukshme edhe sot. Në SHBA, republikanët dhe demokratët e dinë se, çdo ulje taksash apo rritje shpenzimesh që miratojnë, zhvendos kufirin e negociatave për çdo kompromis të ardhshëm fiskal.

    Në Britani, Partia Konservatore në ikje uli taksat në mënyrë të papërballueshme pak para se të largohej nga pushteti; qeveria laburiste aktuale i rriti menjëherë ato përsëri, duke tërhequr shumë kritika.

    Politikanët e vendosur do të gjejnë gjithmonë mënyra për të anashkaluar rregullat fiskale. Si Britania, ashtu edhe SHBA-ja kanë rregulla në fuqi dhe institucione të pavarura teknike që bëjnë parashikime fiskale.

    Por, përballë vullnetit të fortë politik në një sistem përplasjesh, këto mekanizma janë lehtësisht të shmangshme ose të manipulueshme.

    Në Europë, zbatimi selektiv i Paktit të Stabilitetit dhe Rritjes — që synon të kufizojë borxhet dhe deficitet e vendeve të Eurozonës, i ka hequr atij çdo forcë detyruese. Asnjë vend nuk është gjobitur ndonjëherë për shkeljen e tij.

    Edhe në Zelandën e Re, buxheti i vitit 1991, i njohur edhe si “Ruthanasia”, sipas emrit të ministres së atëhershme të Financave, Ruth Richardson, mbetet politikisht përçarës edhe sot.

    Frenat e borxhit dhe anët e saj të errëta

    Kufijtë kushtetues të rreptë ofrojnë mbrojtje shumë më të fortë ndaj shpërdorimit fiskal.

    Por ata gjithashtu e kufizojnë fleksibilitetin: “frena e borxhit” e Gjermanisë ka penguar aftësinë e vendit për të investuar në infrastrukturë dhe për të rritur shpenzimet për mbrojtjen; ajo u zbut në vitin 2025 (jo pa shqetësime se liria e re fiskale do të përfundojë në rritje të shpenzimeve për pensione).

    Nëse një rregull fiskal është aq i ngurtë sa e pengon një vend të përfitojë nga avantazhet e borxhit, si përhapja e kostove të krizave apo e projekteve infrastrukturore në kohë, ose stimulimi në periudha recesioni të thellë, atëherë ai mund të jetë po aq i dëmshëm sa i dobishëm.

    Prandaj, për të shfrytëzuar anët pozitive të borxhit dhe për të mos rënë në ciklin e përsëritur të borxhit të përshkruar nga Ray Dalio, kërkohet një konsensus politik i qëndrueshëm mbi mënyrën e administrimit të buxhetit.

    Por nuk jemi më në vitet 1990. Ashtu si çdo shtyrje e përsëritur e rregullimit fiskal e bën më të madhe përmasën e tij përfundimtare, edhe shkalla e marrëveshjes politike që duhet arritur për të shmangur një katastrofë fiskale zgjerohet me kohën.

    Kjo e bën gjithnjë e më të vështirë kapërcimin e borxheve të trashëguara me mençuri dhe disiplinë buxhetore. Ka gjithnjë e më shumë gjasa që qeveritë e vendeve të pasura të kthehen te metodat më primitive për të përballuar krizën e borxhit./MONITOR

    borxhi Punëtorët e mrekullive
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Buxheti 2026/ Ibrahimaj: Në fokus përmirësimi i mirëqenies së qytetarëve. Pensioni mesatar urban arrin 400 euro

    December 5, 2025

    Radhë kilometrike në autostradën Tiranë-Elbasan, trafiku pothuajse i paralizuar drejt Elbasanit

    December 5, 2025

    “’Pse na ike, Erion?”, shokët e klasës nderojnë 15-vjeçarin e vrarë me mesazhin prekëse

    December 5, 2025

    Gjermania rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak, vendi tronditet nga protestat studentore

    December 5, 2025
    Mos e humb
    Ekonomi December 4, 2025

    “Blerje masive në tregun imobiliar”/ Eksperti: Ja trendi i ri

    TIRANË- Tregu imobiliar vitet e fundit ka marrë hov përveçse në kryeqytet edhe në qytetet…

    Philipp Plein Residence prezantohet në Abu Dhabi si një projekt ambicioz në zemër të Europës: Ujka dhe Ivanaj: Të vendosur që të çojmë më lart emrin e Shqipërisë


    Ekspertja imobiliare Eriola Canga: Philipp Plein dhe Mohamed Alabbar do rrisin çmimin e pronës

    Një kompani “fantazmë” blen Arena Casino nga Albstar, kush fshihet pas Lake Horizont LLC?

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 5 Dhjetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 4 Dhjetor 2025

    Dy shenjat e horoskopit që duhet të jenë të kujdesshme sot: paralajmërime për energji të paqëndrueshme dhe rreziqe

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.