Moderatori i njohur i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti, u përfshi së fundmi në një incident fizik në Prishtinë.
Sipas pamjeve të shpërndara nga Indeksonline, Hamiti është sulmuar nga një person ende i paidentifikuar. Në video, moderatori dëgjohet duke pyetur: “A je ti normal, hej?”, teksa përpiqet të menaxhojë situatën dhe të mbrohet.
Shkaqet e sulmit nuk janë bërë ende të qarta. Nga pamjet duket se Hamiti u largua shpejt nga agresori dhe më pas tentoi të xhironte situatën me telefon.
Ende mbetet për t’u parë nëse moderatori do të bëjë një reagim publik lidhur me këtë incident dhe nëse autoritetet do të nisin hetimet për identifikimin e sulmuesit.


