TIRANË– Psikologia e njohur Jorida Rustemi, përmes një njoftimi në Instagram ka bërë të ditur lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të bashkëshortit të saj, Vasileios Stachos, pas një beteje disa-vjeçare me një sëmundje të rëndë.
Përmes një mesazhi prekës Rustemi u shpreh se bashkëshorti i saj luftoi fort me dinjitet dhe forcë për më shumë se katër vite, duke mos humbur kurrë shpresën.
“Vasili, tepër i ri për të ndërprerë veprimtarinë profesionale edhe planet familjare, e deshi shumë jetën dhe nuk e humbi kurrë shpresën… u përball me forcë dhe dinjitet deri në frymën e fundit.”- shkruan ajo.



