Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Fansat i rrethojnë shtëpinë Gjestit, ky i fundit vjen me një reagim publik

    Zbulim arkeologjik në fshatin Rromës, zbulohet një çezmë e periudhës së hershme osmane

    54-vjeçari shkon me armë në spital, i bie nga çanta dhe shkrepet. Në hetim djali i tij dhe një punonjës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Showbiz

    Pse Taylor Swift dhe Travis Kelce nuk do të marrin pjesë në Grammy 2026

    February 2, 2026

    SHBA– Këtë vit, Taylor Sëift nuk ka marrë asnjë nominim në Grammy Awards, ndaj mungesa e saj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nuk ka ardhur si surprizë për fansat.

    Ylli i muzikës pop nuk do të jetë i pranishëm në eventin e sonte, ashtu si edhe i fejuari i saj, Travis Kelce.

    Pavarësisht kësaj Sëift publikoi një nga albumet më të përfolura të vitit 2025, The Life of a Showgirl, ai u lançua në muajin tetor, jashtë periudhës zyrtare të pranueshmërisë për Grammy 2026, e cila përfshinte datat nga 31 gusht 2024 deri më 30 gusht 2025. Për këtë arsye, albumi pritet të hyjë në garë për nominime vetëm në ceremoninë e vitit 2027.

    Përpara ceremonisë së këtij viti, producenti ekzekutiv i Grammy-ve, Ben Ëinston, sqaroi thashethemet që qarkulluan mbi një paraqitje të mundshme të Sëift. Në një intervistë për “Hits”, ai theksoi se spekulimet nisën vetëm për shkak të publikimit të një lajmi të pabazuar.

    “E vetmja arsye pse njerëzit menduan se Taylor mund të performonte ose të merrte pjesë ishte sepse Hits e publikoi këtë javë dhe e përfshiu në listën e tyre, dhe më pas lajmi u përhap kudo.”- u shpreh Winston.

    Vlen të kujtohet se vitin e kaluar, Taylor Swift ishte pjesë e ceremonisë Grammy si prezantuese. Ajo u shfaq me një fustan të shkurtër të kuq me shkëlqim nga Vivienne Westwood, i cili u interpretua nga fansat si një paralajmërim simbolik i epokës së saj të re muzikore, “The Life of a Showgirl”.

    Që prej publikimit të dokumentarit të saj The End of an Era në muajin dhjetor, Swift ka zgjedhur të mbajë një profil më të ulët publik. Ajo u fotografua së fundmi duke darkuar me Travis Kelce në Beverly Hills, menjëherë pas ceremonisë së Golden Globes, por çifti nuk mori pjesë as në event dhe as në festat që pasuan.

    Një burim për “Us Weekly” ka zbuluar se, ndonëse Taylor Swift “gjithmonë ka ide në zhvillim për karrierën e saj muzikore”, ajo aktualisht nuk është e fokusuar në organizimin e një turneu për albumin “The Life of a Shoëgirl”.

    Ndërkohë, Swift dhe Kelce po përqendrohen edhe në jetën personale, pasi burime pranë çiftit bëjnë të ditur se ata janë duke planifikuar dasmën e tyre, larg vëmendjes së tepërt mediatike./Radar.al

    Grammy Awards Taylor Swift Travis Kelce
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Fansat i rrethojnë shtëpinë Gjestit, ky i fundit vjen me një reagim publik

    July 27, 2026

    Zbulim arkeologjik në fshatin Rromës, zbulohet një çezmë e periudhës së hershme osmane

    July 27, 2026

    54-vjeçari shkon me armë në spital, i bie nga çanta dhe shkrepet. Në hetim djali i tij dhe një punonjës

    July 27, 2026

    Infantino sulmon kritikët e FIFA-s pas Kupës së Botës: Përhapët vetëm urrejtje dhe humbët gëzimin e futbollit

    July 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.