Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vrasja me armë zjarri në Kamëz, identifkohet autori ! Konflikti nisi në kalçeto

    Shtyhet seanca gjyqësore për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Piro Xhixhon

    Çfarë pritej e çfarë erdhi… në Bulevard!?

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Opinion

    Pse opozita nuk gjen dot një lider që t’i bashkojë?

    July 19, 2024
    Pse opozita nuk gjen dot një lider që t’i bashkojë?

    Nga Ylli Pata

    Kristian Mickovski, është sot kryeministër i Maqedonisë së Veriut. 46 vjeç, me profesion inxhinier mekanik, që e praktikoi qoftë në prodhim, ku ka qenë deri edhe drejtori i Korporatës Elektroenergjitike të vendit të tij, qoftë edhe në katedrat e universitetit publik të Maqedonisë së Veriut.

    Pesë vjet më parë, Mickovski ishte një akademiko-burokrat, që nuk mendohej të zinte hijen e rëndë të Nikolla Gruevskit, liderit populist të së djathtës nacionaliste maqedonase, i cili ishte sa pragmatik, aq edhe lojtar i shkathët për të siguruar fonde investimesh për të rritur fuqinë e militancës së tij.

    Por siç rrodhën ngjarjet, Mickovski arriti që të marrë një rezultat edhe më të madh se profesori i tij, të cilën e vrau politikisht sa mori drejtimin e VRMO-DPMNE-së, partisë nacionaliste maqedonase.

    Mickovski, arriti me anë të një lobimi të biznesmenëve më të fuqishëm maqedonas që të bahskojë gjithë faktorin politik, ose së paku shumicën e faktorit politik maqedonas, për të arritur një shumicë parlamentare.

    E për këtë caktoi një shënjestër që ishte BDI-ja e Ali Ahmetit, duke e konsiideruar armikun që duhet ta mundë së bashku me faktorin shqiptar, e arriti që bashkë me Zoran Zaevin, e mllefosur nga largimi prej pushtetit të formojë një koalicion mazhoritar. Koalicion, i cili nuk do të ishte i plotë pa një grup politikanësh shqiptarë, përkatësisht kundërshtarët më të fortë të Ali Ahmetit, që janë Taravari, Kasami e Mexhiti.

    Në fund arriti që të marrë një shumicë të frikshme votash, që i ka dhënë një mundësi për të qeverisur pa Ali Ahmetin dhe shqiptarët.

    Ato shqiptar që i ka në koalicion, i përdor më shumë si dekor. Megjithatë operacioni i arritjes së një shumicë absolute në zgjedhje nuk është gjë tjetër, veçse një operacion që u mboll dhe u krijua si pasojë e një lobimi të grupeve ekonomiko financiare, ato mediatike, e natyrisht më pas grupimet politike. Në thelb Mickovski është një lider i një koalicioni, ku shumica e grupimeve që e kanë mbështetur kanë dalë në dritë, e kanë arritur një marrëveshje.

    E kështu ndodh gjithmonë, në çdo vend. Ursula Von Der Leyen, u zgjodh për një mandat të dytë në krye të qeverisë europiane, pasi arriti një pakt me të gjelbrit, të cilët janë pjesë e grupimeve proeuropiane të kontinentit.

    Ndërkaq, sot në mjedisin politik të opozitës shqiptare, asnjëra palë nuk pranon të arrijë një marrëveshje apo një pakt për një lidership të ri. Kjo natyrisht vjen prej kokëfortësisë së Sali Berishës që të qëndrojë në bedenat e bunkerit të tij politik. Megjithatë, fakt është, se ndryshe nga ç’ndodh në vende të tjera, ku grupe ekonomike, nga shoqëria dhe media i afrohen qeverisë, këtu tek ne është Berisha dhe Ilir Meta që kanë krijuar e financuar këto grupe, të cilët nuk bëjnë gjë tjetër veçse mbrojnë idenë e një statuskuojë opozitare.

    Një operacion mjaft stresues, i zhurmshëm, por dhe shuumë i gjatë, i cili edhe pas disa humbjeve nuk pranon t’i hapë rrugë një opsioni të ri. Por problemi më i rëndësishëm është se asnjë grup interesi jashtë llogoreve strikte që janë aktualisht në opozitë nuk guxon të afrohet se e kryqëzojnë. Të gjithë faktorët politik opozitarë, të cilët janë kritikë me Berishën dhe klasën e vjetër pasi kërkojnë të fitojnë tek kontestatorët e tyre quhen tradhëtarë.

    Endri Shabani, i ka bërë më dëm qeverisë dhe mazhorancës së Edi Ramës me denoncimet në SPAK se të gjithë deputetët e PD-së. Por sot, të gjithë qarqet pranë Sali Berishës e konsiderojnë një politikan të mazhorancës.

    Është pikërisht kjo frymë që nuk afron askënd që mund të ketë aspirata për një investim politik brenda opozitës. Madje edhe Agron Shehaj, një sipërmarrës i bërë vetë dhe filantrop i kaluzave opozitare si me fondacione apo edhe me veprimtari të tjera, nuk gjeti mundësi të përbashkohej brenda opozitës. Edhe pse ai i përkiste një varianti të së djathtës trandicionale si Balli Kombëtar.

    Ndërkaq, asnjë mundësi që vjen nga qendra apo qendra liberale, apo edhe jashtë kufijve ideologjik, nuk është afruar në opozitë. Madje edhe kur ka qenë kritik i fortë me mazhorancën në fund është afruar me Edi Ramën, sepse te Berisha me shokë nuk ka qenë asnjë terren fertil.

    Kristian Mickovski Nga Ylli Pata opozita
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vrasja me armë zjarri në Kamëz, identifkohet autori ! Konflikti nisi në kalçeto

    June 8, 2026

    Shtyhet seanca gjyqësore për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Piro Xhixhon

    June 8, 2026

    Çfarë pritej e çfarë erdhi… në Bulevard!?

    June 8, 2026

    Grekët miliardat e arabëve, ne pelikanët?

    June 8, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.