Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “BBVA4” mbërri një zarf për liderin e zgjedhur, Gjestin.
“Vëllai i madh”e vendosi banori përballë një sfide: të zgjidhte se me kë do të ndante shtratin e tij përveç Eglit.
Për rrjedhojë zgjedhja e tij ishte Rezarta, një nga hyrjet më të fundit në këtë spektakël.
Egli për këtë veprim u mërzit goxha aq sa pati dhe një përplasje me “shokun e krevatit”.
Për rrjedhojë të situatës teksa familjarët e artistit u pyetën nga fansat se pse ai bëri një veprim të tillë ndaj Eglit sepse ishte i padrejtë, ata përgjigjen:
Është e gjitha një lojë, ai e sqaroi Eglin…
Mirëpo sqarimi mes dyshes nuk ishte dhe aq i qetë pasi nga ana e banores pati hatërmbetje. / Radar.al



