Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kapet duke ujitur parcelën me 60 bimë kanabis në Kalimash, arrestohet 34-vjeçari

    Gjashtë specialistë neuropediatër për 5 mijë pacientë në vit! 90% e sëmundjeve të rralla zbulohen në vend

    Një makinë për çdo tre shqiptarë, mbi 1 milion mjete rrugore të regjistruara në Shqipëri në 2025, rriten me 91% automjetet elektrike

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    PS bën bilancin e zgjedhjeve, në Fier fitorja më e fortë, Spiropali dështoi në Kavajë

    March 21, 2026

    TIRANË– Partia Socialiste mblodhi sot Asamblenë Kombëtare, një takim i zhvilluar në Durrës, i cili nisi me fjalën e Sekretarit të Përgjithshëm, Blendi Klosi, duke bërë një pasqyrim të plotë të punës organizative të strukturave socialiste në terren, por edhe një bilanc të rezultatit të zgjedhjeve të fundit, ku PS fitoi mandatin e katërt qeverisës.

    Duke u ndalur në secilin qark, Klosi tha se rezultatet e arritura e rendisin Fierin si qarkun ku PS arriti fitoren më të fortë. Drejtuesja politike e socialistëve, Belinda Balluku arriti të merrte 12 mandate, duke vendosur një rekord me mbi 60% të votave.

    E ndërsa fitorja u arrit edhe në qarqet e tjera, Klosi shfaqi rezerva sa i takon qarkut të Tiranës, duke nëvizuar se në këtë zonë nuk është arritur maksimumi. Veçanërisht humbja në bashkinë e Kavajës, cilësohet nga socialistët si një dështim. Drejtimi i fushatës në këtë bashki i ishte besuar Elisa Spiropalit, ish-ministre e Jashtme, e cila duket se pas largimit nga kabineti qeveritar ka marrë një tjetër “vërejtje” nga PS, këtë herë për performancën në zgjedhje.

    “Fieri del qarku më i fortë, por shumica e qarqeve janë mesazh stabiliteti për PS. PS nuk është vetëm forcë e parë, por është forca që organizon terrenin. Tirana është rezervuari më i madh i votës sonë, kjo e bën Tiranën edhe sfidën më të madhe.”– tha Klosi, teksa shtoi më tej duke ju referuar Tiranës se “nuk kemi arritur akoma maksimumin tonë, këtu flas për të gjithë qarkun”./Radar.al

    asambleja e ps Blendi Klosi Edi rama Spiropali
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kapet duke ujitur parcelën me 60 bimë kanabis në Kalimash, arrestohet 34-vjeçari

    July 21, 2026

    Gjashtë specialistë neuropediatër për 5 mijë pacientë në vit! 90% e sëmundjeve të rralla zbulohen në vend

    July 21, 2026

    Një makinë për çdo tre shqiptarë, mbi 1 milion mjete rrugore të regjistruara në Shqipëri në 2025, rriten me 91% automjetet elektrike

    July 21, 2026

    Arrestimi/ Prokuroria nuk nisi hetimet për kallëzimin e Metës ndaj punonjësve të burgut 313, ish-presidenti ankimon vendimin në Gjykatën e Tiranës

    July 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.