DEVOLL– I gjithë territori i Shqipërisë është prekur nga moti i keq ditët e fundit. Raportohet se reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar problematika në të gjithë vendin, ku banesa dhe mijëra hektarë tokë janë përmbytur.
Problematika janë regjistruar edhe në Devoll. Sipas raportimeve, prurjet maksimale të Lumit Devoll kanë detyruar kaskadën e hidrocentralkit të Moglicës të hapë portën e parë të emergjencës./Radar.al


