Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    GJKKO dënon gjashtë ish-zyrtarë të Bashkisë së Divjakës për shkelje në tendera

    Italia në krizë demografike, lindjet bien në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore

    Merr fund telenovela, Roberto Mancini zyrtarizohet si trajneri i ri i Italisë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Rajon

    Protestat në Serbi/ Vuçiç dhe Rutte: Fundi i lojës me Dodikun?

    March 21, 2025

    SERBI– Protestat në Serbi, tensionet në Bosnjë-Hercegovinë dhe gjendja në Kosovë: pse Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç biseduan për herë të dytë vrenda dy javësh?

    Protestat në Serbi, si dhe zhvillimet në Bosnjë-Hercegovinë dheKosovë, kanë tërhequr vëmendjen e politikës ndërkombëtare. Pas muajsh injorimi të kryengritjes studentore dhe qytetare, disa politikanë perëndimorë janë shprehur, duke ofruar ndër të tjera mbështetje për integritetin territorial të B-H, por edhe disa komente të kujdesshme për valën e pakënaqësisë në rrugët e Serbisë.

    Duket se është bërë disi e qartë se mbështetja për “stabilokracinë” e Aleksandër Vuçiqit nuk është shumë garanci për stabilitetin rajonal dhe takimet e drejtpërdrejta ndërmjet disa zyrtarëve ndërkombëtarë dhe Presidentit të Serbisë tani janë bërë të shpeshta.

    “Të bëhet gjithçka për të shmangur konfliktet e armatosura qytetare”

    Nuk pati detaje për publikun, përveç frazave të zakonshme për gatishmërinë për të përmirësuar bashkëpunimin dhe mbështetjen për paqen, por sigurisht është interesante, se brenda vetëm pesëmbëdhjetë ditësh, kjo ishte biseda e dytë mes Sekretarit të Përgjithshëm tëNATO-s Mark Rutte dhe Aleksandar Vuçiqit.

    Siç tha për DW, Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike, kjo është një shenjë e sigurt se tema e parë e takimit do të jetë Serbia.

    “Tregohet se Serbia është në prag të një rreziku të madh sigurie dhe se sjellja e qeverisë po i kontribuon këtij procesi, i cili ka tërhequr edhe vëmendjen e NATO-s, sepse Serbia ka edhe rëndësi rajonale. Tema ndoshta do të jetë përdorimi/mospërdorimi i “topave zanorë” dhe kërkesa që të bëhet gjithçka për të shmangur konfliktet e armatosura qytetare”, thotë Janjiq.

    Në këtë kontekst, Janjiq thekson edhe faktin se gjatë një bisede të mëparshme me Vuçiqin, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka tërhequr vëmendjen edhe për zgjidhjen e çështjes Banjska:

    “Ky nuk është vetëm obligim ndërkombëtar i Serbisë. Çarmatimi dhe vënia nën kontroll e të ashtuquajturës mbrojtje civile, që ne shohim se u aktivizua gjatë protestave të 15 marsit, është e domosdoshme. Sistemi i menaxhimit të saj duhet të çmontohet, e ky sistem ndodhet në Serbi”, vëren Janjiq.

    Paralajmërim diplomatik për Vuçiqin

    Aleksandar Vuçiq ka thënë nga Brukseli se me Marko Rutte ka folur për sjelljen e KFOR-it dhe NATO-s në Kosovë, por edhe për situatën në B-H.

    Kur bëhet fjalë për situatën e tensionuar në Bosnjë-Hercegovinë, Dushan Janjiq beson se Vuçiq ka marrë një “paralajmërim diplomatik se koha ka mbaruar dhe se nuk ka më kohë për të ashtuquajturat lojëra të dyfishta dhe të trefishta të mbështetjes ose mosmbështetjes së Milorad Dodikut”, tërheq vëmendjen Janjiq.

    Komisionerja evropiane për Zgjerim Marta Kos e vlerësoi takimin në Bruksel me Vuçiqin si “konstruktiv” dhe tha se “u diskutuan hapat konkretë në rrugën e Serbisë drejt BE-së dhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor”. Ajo gjithashtu theksoi “rëndësinë e shoqërisë civile dhe mediave të pavarura në këtë proces”.

    Ky formulim sigurisht që nuk do të pritet me entuziazëm në opinionin serb, siç ishin deklaratat e mëparshme modeste të përfaqësuesve të BE-së për regjimin e Aleksandar Vuçiqit. Kjo me shumë gjasa vetëm do të thellojë më tej mosbesimin ndaj BE-së në Serbi.

    Besimi i humbur

    Dushan Janjiq, megjithatë, tërheq vëmendjen se “Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen është kritikuar për deklaratat e Marta Kos. Ne kemi parë mirënjohje për ata që gjoja mbronin sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve, ndërsa tani të gjithë e dimë se ata në të vërtetë kryen një sulm ndaj qytetarëve”, vëren Janjiq.

    Aleksandar Vuçiq, nga ana tjetër, nuk mund të thotë asgjë të re për përparimin e Serbisë në integrimet evropiane, sepse ky proces është ndalur pothuajse plotësisht, shton Janjiç. “Fakti i ri është se askush më nuk i beson Vuçiqit. Ai mund do të përpiqet të formojë një qeveri të re që do të ishte pak më pro-evropiane me eksperte në letër, por Vuçiqi më nuk e ka besimin në BE që e kishte para ngjarjeve të 15 marsit në Beograd”, beson Janjiq.

    Një lojtar i ri politik në Serbi – qytetarët rebelë

    Gjatë protestës së 15 marsit, disa qindra banditë të maskuar u grumbulluan në të ashtuquajturin “Parku i studentëve që duan të mësojnë”. Sipas dëshmive të deritanishme, përplasjet e rënda janë shmangur vetëm duke i falënderuar fatit dhe organizimit të mirë të sigurisë së protestës.

    Pas protestës u duk se parku po braktisej, por aktualisht prapë ka tubime dhe organizime të reja në zonën e “Parkut të Pionierëve” përballë Presidencës. Atje shihen tenda që duken si tenda ushtarake dhe civilë të maskuar, ndërsa policia nuk po ndërhyn.

    Dushan Janjiq thekson se në këtë park janë parë njerëz nga Kosova por edhe njerëz të Dodikut si dhe nga Mali i Zi. Nëse ata nuk parandalohen, ekziston mundësia e destabilizimit të mëtejshëm të gjendjes. Komuniteti ndërkombëtar duhet të marrë parasysh se në skenën politike në Serbi tani ka një lojtar të ri, e ata janë qytetarët e rebeluar që aktualisht kanë ndikimin më të madh në opinion”, pohon Janjiq./DW

    Dodiku protestat në Serbi Vuçiç dhe Rutte
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    GJKKO dënon gjashtë ish-zyrtarë të Bashkisë së Divjakës për shkelje në tendera

    July 28, 2026

    Italia në krizë demografike, lindjet bien në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore

    July 28, 2026

    Merr fund telenovela, Roberto Mancini zyrtarizohet si trajneri i ri i Italisë

    July 28, 2026

    Keqtrajtuan një qen rruge në Sarandë, nën hetim dy shtetas francezë

    July 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.