Mijëra studentë shqiptarë janë mbledhur në Shkup në një protestë të organizuar në mbështetje të gjuhës shqipe dhe të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Sipas raportimeve të mediave, gjatë zhvillimit të protestës policia maqedonase ka arrestuar tre studentë shqiptarë, ndërsa deri tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me arsyet e ndalimit të tyre.
Ndërkohë, studentët shqiptarë që ishin nisur nga Tirana për t’iu bashkuar protestës janë bllokuar në kufi dhe më pas janë kthyer drejt Kumanovës.
Protesta në Shkup ka mbledhur studentë shqiptarë nga zona të ndryshme të Maqedonisë së Veriut, si edhe pjesëmarrës nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët kanë kërkuar më shumë respekt dhe mbrojtje për gjuhën shqipe dhe të drejtat e shqiptarëve në vend.


