Pak orë para seancës plenare, ku demokratët pritet të protestojnë brenda dhe jashtë sallës, Parlamenti ka përforcuar masat e sigurisë.
Godina e Kuvendit është rrethuar me kordon metalik si masë paraprake për protestën e Partisë Demokratike. Ligjvënësit socialistë mësohet se do të futen të parët në seancë për të shmangur përplasjen me protestuesit e opozitës, të cilët janë thirrur të mblidhen pranë Parlamentit në orën 10:00.
Në të njëjtën kohë, brenda sallës, mazhoranca dhe opozita pritet të përplasen ashpër. Situata mbetet e tensionuar ndërsa autoritetet e sigurisë monitorojnë zonën dhe janë të gatshëm për çdo incident gjatë protestës.


