Partia Demokratike zhvillon këtë të diel mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ku në fokus do të jenë protesta e paralajmëruar për datën 22 dhjetor, si edhe çështjet e brendshme organizative të forcës më të madhe opozitare.
Sipas njoftimit zyrtar, mbledhja do të mbahet në orën 17:00, në sallën “Pjetër Arbnori”, në selinë qendrore të Partia Demokratike.
Në këtë takim pritet të mbajë fjalën edhe kryetari i PD-së, Sali Berisha, ndërsa fjala e tij do të transmetohet drejtpërdrejt për mediat.
Partia Demokratike njofton se sinjali për media do të shpërndahet pak para nisjes së mbledhjes.


