Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Kishim planifikuar një dasmë madhështore”/ Juela Nikolli rrëfen momentet e vështira të vdekjes së të fejuarit

    Detaje të reja nga tragjedia në Itali, shqiptari në orarin e punës mori çengelin dhe…

    Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Politike

    Projekt ligji për gjininë shkon në Kuvend/ Reagon ashpër moderatorja: Refuzoj, që sot unë jam një gomar

    September 18, 2025

    TIRANË– Moderatorja e njohur Albana Osmani ka reaguar mbi projektligjin e ri që qytetarët në Shqipëri të deklarojnë gjininë që dëshirojnë.

    Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, Albana shpreh se nuk mund të pranojë një Evropë ku fëmijët dhe të rinjtë “shtyhen të identifikohen me diçka që nuk është pjesë e natyrës së tyre njerëzore”.

    Ajo thekson se deformohet thelbi i qenies njerëzore, ndërsa shton se ky projektligj “u heq çdo kuptim nënës dhe babait, themeleve të familjes dhe vazhdimësisë së shoqërisë”, ndërsa theksoi se askush nuk ka pyetur popullin për këtë çështje.

    REAGIMI
    Nëse ky është kushti për t’u bërë pjesë e Europës, unë e refuzoj pa hezitim.
    Nuk mund të pranoj një Europë ku fëmijët dhe të rinjtë tanë, nesër, do të shtyhen të identifikohen me diçka që nuk është pjesë e natyrës së tyre njerëzore apo më keq akoma, të shndërrohen në objekte talljeje që barazojnë veten me kafshë apo objekte . Ky është një deformim i thelbit të qenies njerëzore dhe një axhendë e imponuar nga struktura që prej kohësh kanë humbur busullën morale, duke kërkuar të zgjerojnë rrjetin e tyre shkatërrimtar.
    Në këtë skenar, nënës dhe babait burimit të jetës, themeleve të familjes dhe vazhdimësisë së shoqërisë u hiqet çdo kuptim.
    Ndërkohë që shumë vende të zhvilluara po marrin masa të forta për të mbrojtur fëmijët e tyre dhe të ardhmen e shoqërisë, tek ne këto ide po kalojnë si pa u vënë re, pa transparencë, pa debat publik. Pyetja është: a e ka votuar ndokush këtë? A i është dhënë popullit fjala? Personalisht, jo vetëm që nuk do ta votoja, por kurrë nuk do ta pranoja.
    Sot, kjo çështje paraqitet me ambalazh të bukur, si një “hap modernizues”, ndërkohë që në realitet barra bie mbi familjet tona, mbi fëmijët tanë, mbi të ardhmen e vendit.
    Uroj të zgjohemi përpara se të vijë dita kur një prind të dëgjojë djalin e tij të thotë: “Që sot unë jam një gomar.” Apo identifikohem me “nje autobus” .
    Nga Skënderbeu që mbrojti identitetin dhe lirinë e shqiptarëve, te Ismail Qemali, Isa Boletini, Hasan Prishtina e Luigj Gurakuqi që shpallën Pavarësinë, nuk luftuan dhe nuk sakrifikuan që Shqipëria të kthehej në absurditete, por që të mbetej e lirë, dinjitoze dhe e vërtetë ndaj vetvetes.
    Rroftë Shqipëria e Shqiptarëve
    NËNË DHE BABË FJALET ME TE BUKURA NE BOTE ME TE SHTRENJTA NE BOTE./Radar.al 

     

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by ALBANA OSMANI (@albanaosmani1)

    Albana Osmani Moderatorja projekt ligji
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Kishim planifikuar një dasmë madhështore”/ Juela Nikolli rrëfen momentet e vështira të vdekjes së të fejuarit

    April 18, 2026

    Detaje të reja nga tragjedia në Itali, shqiptari në orarin e punës mori çengelin dhe…

    April 18, 2026

    Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian

    April 18, 2026

    Ky është spraji që efektivët hodhën për shpërndarjen e protestuesve të PD, përdoret prej dekadash nga policia

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.