TIRANË– Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka marrë pjesë sot në prezantimin e programit për infrastrukturën “Urat e reja për Shqipërinë 2030″.
Gonxhja në fjalën e tij u shpreh se falë programit për infrastrukturën do të ndërtohet stadium i ri te “Selman Stërmasi”. Ministri tha se stadiumi i ri do të jetë modern dhe autentik, duke i dhënë atij shkëlqimin që meriton.
“Më vjen mirë që jemi këtu për t’i dhënë një drejtim të ardhmes së Selmanit pa e lënë më atë që të jetë bir selman i nënëse i kopjeve të shëmtuara të strukturave si ato që përmenda të paktën për pjesën e projekteve që e kemi pas trashëguar nga koha e monizmit në Shqipëri. Kalojmë në një projekt të stadiumit të ri modern autentik nuk do jetë padyshim as San Siro as Arena për shkak të kushteve. Përpos të qënit stadium do të jetë edhe një pol i jashtëzakonshëm zhvillimi në zemër të Tiranës. Përsëritja e historisë së shkesit Air ALBANIA, apo Qemal Stafës do sjellë përfitim të jashtëzakonshëm edhe për të gjithë zonën përreth që do të fitojë në vlerën e pronës apo gjenerim i aktivitetit të shtuar ekonomik.”- u shpreh Gonxhja./Radar.al


