Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Kjo tragjedi mund të ishte parandaluar”: Familjari i çiftit të vrarë akuzon institucionet pas vrasjes në Roskovec

    Fëmijët nën 3 vjeç pa telefona dhe tableta: Italia propozon ligjin e ri

    Nga Beethoven te shpendët: Ja si mund të duken kartëmonedhat e ardhshme të euros

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Proevropiani Dan fitoi zgjedhjet presidenciale në Rumani

    May 19, 2025
    Proevropiani Dan fitoi zgjedhjet presidenciale në Rumani
    Kandidati pro-evropian Dan e fitoi balotazhin e zgjedhjeve presidenciale në Rumani me pothuajse 54 për qind të votave

    Kandidati pro-evropian Dan ka fituar balotazhin e zgjedhjeve presidenciale në Rumani me pothuajse 54 për qind të votave. Konkurrenti i tij, George Simion pranoi humbjen.

    Ishin zgjedhje që u quajtën vendimtare për Rumaninë. Tani dihet: Kandidati pro-evropian Dan e fitoi balotazhin e zgjedhjeve presidenciale në Rumani me pothuajse 54 për qind të votave. Konkurrenti i tij, George Simion pranoi humbjen. “Dëshiroj të përgëzoj kundërshtarin tim, Nicusor Dan”, tha Simion në një video të postuar në Facebook. “Ai fitoi zgjedhjet dhe ky ishte vullneti i popullit rumun.” Simion mori rreth 46 për qind të votave në balotazhin e zgjedhjeve të së dielës. Nga ana tjetër, kryebashkiaku i pavarur i Bukureshtit, Dan, mori pothuajse 54 për qind të votave.

    Proevropiani, Nicusor Dan fitoi zgjedhjet presidenciale në Rumani

    Çelësi i suksesit të Dan konsiderohet rritja e madhe e pjesëmarrjes në votime. Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, ajo ishte ende në 53 për qind. Në balotazhin e zgjedhjeve, numri ishte 65 për qind.

    Që pas mbylljes së kutive të votimit në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale të dielën (18.05.) në Rumani po shenjohej fitorja e kandidatit pro-evropian, Nicusor Dan. Në mbrëmjen e së dielës pas numërimit të 95% të votave, kandidati rumun i qendrës dhe proevropiani, Nicusor Dan fitoi një epërsi me 53.7% të votave, përballë rivalit, radikalit të djathtë George Simion me 46.32%, sipas Komisionit Zgjedhor në Bukuresht. Dani, i cili deklaronte gjatë fushatës zgjedhore, se do të luftonte korrupsionin dhe do të mbante Rumaninë i vendosur në Evropë ishte në sondazhe kryesisht pas Simion, por sondazhet paszgjedhore nga dy institute votimi e kishin nxjerrë edhe Dan kryesues.

    Simion fillimisht e shpalli veten fitues
    Kandidati presidencial populist i krahut të djathtë radikal në Rumani, George Simion e shpalli veten fillimisht fitues para përfundimit të numërimit. Simion deklaroi, se sipas shifrave të tij ai kishte 400,000 vota përpara Dan.”Ne jemi qartë fitues të këtyre zgjedhjeve. Ne e pretendojmë këtë fitore në emër të popullit rumun”, tha Simion para kamerave televizive dhe para përkrahësve të tij. Para zgjedhjeve Simioni kishte ngritur akuza për mashtrim zgjedhor pa dhënë asnjë provë.

    Radikali i djathtë Simion pretendoi fitoren para numërimit të votave

    Qeveria rumune shprehet për ndërhyrje nga Rusia

    Qeveria në Rumani u shpreh, se kishte zbuluar një fushatë disinformimi në zgjedhje me “indikacione të ndërhyrjes ruse”. “Gjatë zgjedhjeve në vazhdim në Rumani, ne po shohim edhe një herë shenja tipike të ndërhyrjes ruse”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme rumune në X para mbylljes së qendrave të votimit. “Një fushatë e disinformimit viral në Telegram dhe platforma të tjera të mediave sociale synon të ndikojë në procesin zgjedhor”, shtoi ai./DW

    George Simion Proevropiani Dan Rumani
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Kjo tragjedi mund të ishte parandaluar”: Familjari i çiftit të vrarë akuzon institucionet pas vrasjes në Roskovec

    July 25, 2026

    Fëmijët nën 3 vjeç pa telefona dhe tableta: Italia propozon ligjin e ri

    July 25, 2026

    Nga Beethoven te shpendët: Ja si mund të duken kartëmonedhat e ardhshme të euros

    July 25, 2026

    9 zakone të njerëzve kursimtarë që në fakt i varfërojnë pa e kuptuar

    July 25, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.