Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Proda falënderon dy policët që ndaluan autorin e grabitjes së armatosur në Tiranë: Reagim në kohë rekord

    February 12, 2026

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, së bashku me drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues Elton Alushi, kanë takuar dhe falënderuar dy efektivët e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit Nr. 2, të cilët neutralizuan dhe arrestuan autorin e një tentative për grabitje banke në kryeqytet.

    Inspektor Ermal Çeku dhe Inspektor Eduart Saliko reaguan në kohë rekord pas njoftimit për një person të armatosur që kishte grabitur një shumë parash në një filial banke në zonën e ish-Parkut të Autobusëve. Autori, një 58-vjeçar, kishte kërcënuar me kallashnikov punonjësit e bankës dhe tentoi të largohej me shumën e grabitur.

    Falë ndërhyrjes së menjëhershme të policisë, ai u neutralizua dhe u arrestua, ndërsa u sekuestruan arma e zjarrit dhe paratë e marra.

    Gjatë fjalës së tij para efektivëve të Komisariatit Nr. 2, Proda vlerësoi profesionalizmin dhe guximin e dy inspektorëve, duke theksuar se reagimi i tyre është shembull i standardit që përfaqëson Policia e Shtetit.

    “Përballë një personi të armatosur, vepruat me vendosmëri dhe kontroll të plotë të situatës, duke neutralizuar autorin dhe sekuestruar armën e zjarrit dhe shumën e grabitur. Këto veprime nderojnë uniformën dhe forcojnë besimin e qytetarëve tek Policia e Shtetit”, u shpreh Proda.

    Ai shtoi se ndjehet krenar dhe mirënjohës për çdo efektiv që mishëron profesionalizmin, guximin dhe përgjegjësinë në shërbim të qytetarëve dhe të ligjit.

    Ngjarja u bë e mundur të parandalohej falë reagimit të shpejtë të policisë, e cila u njoftua nga një klient i bankës.

    banka grabitja Ilir Proda Tiranë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    June 3, 2026

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    June 3, 2026

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    June 3, 2026

    Irani pretendon se ka goditur destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, paralajmëron “hakmarrje të fortë”

    June 3, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.