BERLIN– Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot përmes një fotoje të publikuar në Instagram nga samiti i Procesit të Berlinit, shfaqet krah kancelarit Olaf Scholz dhe ministres së jashtme gjermane, Annalena Baerbock.
Kujtojmë se në samitin e 10 të Procesit të Berlinit pritet miratimi i planit të ri për Tregun e Përbashkët Rajonal dhe një marrëveshje për lehtësimin e studimeve në vendet e rajonit.
Kryetarët e shteteve dhe qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe ministrat e Jashtëm dhe të Ekonomisë, në kuadër të Procesit të Berlinit, u pritën nga Scholz.Përveç gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, kanë marrë pjesë gjithashtu vendet partnere, përfaqësues të Bashkimit Evropian./Radar.al


