Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Nuk respektohet as standardi i gjykimit të ish-Kryeministrit Nano”/ Meta: Jam i pamposhtur dhe superior perballë burracakëve 

    Të martën skadon afati/ S’ka dakordësi mes partive politike! Kosova në prag të zgiedhjeve të reja

    Thellohet skandali në Itali, dalin detaje të reja ne skenë/ Si Roki “komandonte” në dhomën e VAR-it

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Procesi i Berlinit: Dhjetë vjet në dhomën e pritjes së BE-së

    October 10, 2024
    Procesi i Berlinit: Dhjetë vjet në dhomën e pritjes së BE-së

    Procesi i Berlinit u krijua për të shoqëruar rrugëtimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Por shumë prej vendeve e kanë rrugën të bllokuar për shkak të konflikteve me njëri-tjetrin.

    Aleksandra Tomaniç drejton European Fund for the Balkans, një fondacion rajonal me seli në Beograd. Kur planifikon një aktivitet në Sarajevë, ajo duhet të mendohet dy herë, para se të ftojë edhe pjesëmarrës nga Kosova. “Për kosovarët, udhëtimi është i ndërlikuar dhe kërkon shumë kohë, pasi ata duhet fillimisht të udhëtojnë në Shkup për të aplikuar për vizë. E njëjta gjë vlen edhe për boshnjakët që duan të udhëtojnë në Kosovë”, thotë Tomaniç pa e fshehur zhgënjimin që regjimi i vizave mes Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës është ende në fuqi.

    Ndërkohë që dy vjet më parë dukej se gjërat do të përmirësoheshin: Në nëntor të vitit 2022, krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia – nënshkruan tri marrëveshje mobiliteti, ku ranë dakord për lëvizje të lirë me karta identiteti, njohjen e diplomave universitare dhe disa kualifikime profesionale. Deri më sot, zbatimi i këtyre marrëveshjeve ka ngecur. “Kjo nuk është premtimi i vetëm i pambajtur i Procesit të Berlinit,” thotë Tomaniç.

    Një nismë e improvizuar

    Procesi i Berlinit u iniciua në vitin 2014 me nismën e ish-kancelares gjermane, Angela Merkel për të mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin e tyre drejt BE-së. Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, kishte shpallur më parë një “pauzë zgjerimi”. Merkel, e cila ishte e shqetësuar se kjo do të sillte destabilizimin e rajonit, i ftoi qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor në një konferencë në Berlin. Pjesëmarrës ishin gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe dhjetë vende të BE-së: Përveç Gjermanisë, merrnin pjesë edhe Austria, Franca, Italia, Polonia, Bullgaria, Greqia, Kroacia dhe Sllovenia, si edhe Britania e Madhe, e cila ishte pjesë e BE-së.

    Që nga viti 2014, janë mbajtur samite vjetore në qytete të ndryshme evropiane si Vjena, Londra, Parisi, Trieste, Poznani, Sofja, Berlini dhe së fundmi Tirana. Çdo vit, vendet pritëse shtonin nga një prioritet të vetin, i cili shoqërohej me nga një ministerial. Ndërkohë numri i ministerialeve dhe takimeve tematike është shumë i madh. Sot, organizohen ministeriale vjetore për bashkëpunim ekonomik, shkëmbime rinore, siguri, digjitalizim, energji të gjelbër, bujqësi, ministerial për romët dhe ministerial për çështjet gjinore. Takimi i dhjetë po mbahet sërish në Berlin. Samitit në zyrën e kancelarit Olaf Scholz, më 14 tetor, i kanë paraprirë një sërë takimesh në forume të ndryshme dhe në nivele të ndryshme ku janë diskutuar këto dhe tema të tjera.

    Ruajtja e perspektivës së anëtarësimit në BE

    Analisti gjerman nga Berlini, Bodo Weber, sheh një ndikim pozitiv nga takimet e përvitshme të këtij procesi. “Takimet e rregullta të liderëve dhe ministrave janë bërë normalitet,” thotë ai në një intervistë për DW. Kjo ka ndihmuar që perspektiva e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së të mbetet e gjallë. Por ai konstaton se Procesi i Berlinit nuk i ka stabilizuar marrëdhëniet rajonale në mënyrë të përhershme. “Serbia, që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ndjek ende një politikë agresive rajonale, e cila bazohet në konceptin e ‘Srpski svet’,” thotë Weber. Ky koncept nacionalist, që promovohet nga krahu nacionalist i udhëheqjes serbe, synon të bashkojë serbët në vende të ndryshme të Ballkanit, veçanërisht në Bosnje-Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kosovë.

    Bilanci i Aleksandra Tomanic është kritik: “Dhjetë vjet pas themelimit të tij, Procesi i Berlinit lë ende një përshtypje të improvizuar,” thotë ajo. Edhe pse ka formate dhe takime të shumta, mungojnë rezultatet konkrete dhe shumë nga marrëveshjet e arritura nuk janë zbatuar. “Ngjashëm me procesin e zgjerimit të BE-së, dështimi më i madh mbetet dimensioni politik i bashkëpunimit, i cili është lënë pas dore,” thekson Tomanic.

    Shumë probleme në Procesin e Berlinit nuk diskutohen për të arritur kompromise. “Në Serbi, strukturat demokratike vazhdojnë të degradohen dhe presidenti Vuçiç po përdor konfliktin me Kosovën për të forcuar kontrollin e tij politik,” kritikon Tomanic. Vuçiç nuk lejon që kritikët e regjimit nga vende të tjera të hyjnë në vend dhe ka dobësuar median dhe lirinë e shprehjes. Ajo është e zhgënjyer që pikërisht në Procesin e Berlinit nuk po diskutohen probleme të tilla: “Me rëndësi për liderët është të prodhojnë një tjetër ‘foto familjare’ që jep përshtypjen e suksesit.”

    Projekte shembullore të bashkëpunimit rajonal: RYCO dhe Roaming
    Por ka edhe suksese: Përveç heqjes graduale të tarifave të roaming-ut për internetin dhe thirrjet telefonike midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, RYCO, Zyra e Shkëmbimit dhe Bashkëpunimit Rinor, konsiderohet një nga projektet shembullore të Procesit të Berlinit. Deri më sot ajo ka bashkuar 31.000 të rinj nga rajoni.

    Procesi i Berlinit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Nuk respektohet as standardi i gjykimit të ish-Kryeministrit Nano”/ Meta: Jam i pamposhtur dhe superior perballë burracakëve 

    April 27, 2026

    Të martën skadon afati/ S’ka dakordësi mes partive politike! Kosova në prag të zgiedhjeve të reja

    April 27, 2026

    Thellohet skandali në Itali, dalin detaje të reja ne skenë/ Si Roki “komandonte” në dhomën e VAR-it

    April 27, 2026

    Kryemadhi: Akuzohem për korrupsion për një shtëpi që kisha porositur para ligjit për minierat

    April 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.