Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ngërçi për zgjedhjen e Presidentit, shtyhet sërish seanca në Kuvendin e Kosovës

    Shqiptari përplas për vd*kje me “Mercedes” te moshuarin italian dhe arratiset, karabinierët e kapin gjatë ndjekjes

    Klubi i Premier Ligës rrezikon rënien nga kategoria, Barcelona i shënjestron 5 lojtarë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Procesi i anëtarësimit në BE/ Majlinda Dhuka: Në vitin 2026 planifikohet të mbyllen 16 kapituj

    March 30, 2026

    TIRANË– Kryenegociatorja e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian, Majlinda Dhuka ditën e sotme ka deklaruar se deri në fund të vitit 2026 janë planifikuar të mbyllen 12 deri në 16 kapituj për anëtarësimin në BE.

    Gjatë konferencës së sotme, Dhuka ka deklaruar gjatë mbledhjes se deri më tani Shqipëria ka marrë 101 kushte për mbylljen e negociatave me BE-në.

    Ndër të tjera Dhuka shtoi se në fund të vitit 2027 planifikohet që të mbyllen të gjithë kapitujt e mbetur më pas.

    “Shqipëria ka marrë deri më tani mbështetjen e BE-së, por deri në 2027, edhe deri në fund të dekadës ka shumë punë për t’u bërë. Shqipëria ka marrë vlerësimin pozitiv të Komisionit Europian. Nga Shqipëria presin me durim edhe vlerësimin e vendeve anëtare dhe jemi të gatshëm të plotësojmë kërkesat e veçanta që mund të vijnë edhe nga vendet anëtare. Me të marrë vlerësimin pozitiv edhe nga vendet anëtare Shqipëria duhet të kalojë në fazën e mbylljes së kapitujve, një nga një. Kemi filluar punën për mbylljen e negociatave. Gjatë 2025 kemi punuar edhe për plotësimin e kushteve për mbylljes së negociatave, jo vetëm për çeljen e tyre. Në krye të punës qëndrojnë grupi negociator dhe të gjithë ministrat pa përjashtim.  Puna është komplekse, jo e komplikuar, me përjashtim të disa rasteve që për nga natyra janë të tilla, që do të thotë që shtrohet në shumë institucione njëkohësisht, 157 institucione Shqipëri-BE. Ku ndodhet sot Shqipëria, në aspektin e vetëvlerësimit, se i ka përmbushur 24 kushtet e ndërmjetme. Ndryshe e thënë 92 pika të veprimit strategjik. Shqipërisë i janë dhënë kushtet për mbylljen e negociatave për 31 nga 33 kapitujt e BE. Deri tani Shqipëria ka marrë 101 kushte për mbylljen e negociatave, pasi ka mbyllur 24 kushtet e ndërmjetme. Parashikojmë ose kemi ambicie të madhe, që Brenda vitit 2026 të jemi gati teknikisht me kushtet për 12-16 kapituj, dhe brenda 2027 me kapitujt e mbetur, duke ndarë pak a shumë peshën e punëve.”- u shpreh ajo./Radar.al

    BE Edi rama Majlinda Dhuka Shqiperia ne BE
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ngërçi për zgjedhjen e Presidentit, shtyhet sërish seanca në Kuvendin e Kosovës

    April 28, 2026

    Shqiptari përplas për vd*kje me “Mercedes” te moshuarin italian dhe arratiset, karabinierët e kapin gjatë ndjekjes

    April 28, 2026

    Klubi i Premier Ligës rrezikon rënien nga kategoria, Barcelona i shënjestron 5 lojtarë

    April 28, 2026

    Goditet një tjetër call center në Tiranë/ Arrestohet 25-vjeçarja, mashtronte shtetas të huaj me bursa fiktive

    April 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.