Site icon Informohu siç duhet

“Probleme me të huajt” dhe “pashallarët e vegjël”/ Edhe shqiptarët në duart e tij, çfarë mendon Merz që kryeson zgjedhjet në Gjermani

Kryetari i partisë konservatore gjermane Unioni Kristian-Demokratik (CDU) Friedrich Merz, dëshiron të bëhet kancelar i Gjermanisë. Friedrich Merz, i cili në Parlamentin Gjerman, Bundestag, është kryetar i grupit parlamentar të Unionit, u kthye në Bundestag në vitin 2021 pas një ndërprerjeje dymbëdhjetëvjeçare. Tani, si kandidat për kancelar i partive simotra, CDU dhe CSU, ai synon të pasojë Olaf Scholz.

Alarm për bombë në avion, ulje emergjente në Romë. Detajet e para

Nëse ia del, në momentin e marrjes së detyrës, 69-vjeçari do të ishte kancelari më i moshuar që nga Konrad Adenauer. Ky i fundit ishte 73 vjeç kur u bë kancelar i Gjermanisë në vitin 1949.

LEXO EDHE

Gjermanët vendosën, vendi nga sot gjendet para një ndryshimi të qeverisë! Por kush është Friedrich Merz që kryeson?

“Probleme me të huajt” dhe “pashallarët e vegjël”

Merz votoi kundër liberalizimit të ligjit të abortit dhe kundër diagnostikimit paraimplantues në vitet 1990 në Bundestag. Kur parlamenti, në vitin 1997, kriminalizoi përdhunimin brenda martesës si çdo përdhunim tjetër, Merz nuk e mbështeti këtë masë në atë formë.

Deputeti i CDU-së është shprehur gjithmonë pro përdorimit të energjisë bërthamore. Është nxitës i politikave më liberale ekonomike dhe reduktimit të burokracisë. Gati 25 vite më parë, ka kritikuar politikat gjermane të migracionit, ka thënë se kemi “probleme me të huajt” dhe ka ngulmuar për një “kulturë prijëse”.

Shumë nga këto, ai i ka rikthyer në një kontekst të ndryshuar politik dhe shoqëror. Në fillim të vitit 2023, ai ka kritikuar mungesën e integrimit në Gjermani. “Ka njerëz që nuk kanë ç’kërkojnë në Gjermani që i tolerojmë prej kohësh duke mos i deportuar dhe pastaj habitemi kur ndodhin ekscese të tilla.” Ai ka shtuar se baballarët u mohojnë mësuesve dhe sidomos mësueseve çdo autoritet mbi fëmijët e tyre, që sillen sikur të ishin “pashallarë të vegjël”.

Exit mobile version