Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump pret Mbretin Charles në Shtëpinë e Bardhë, nis vizita zyrtare 4-ditore në SHBA

    Romanca vazhdon jashtë shtëpisë, Mateo dhe Brikena të pandashëm pas Big Brother VIP

    Alarm në Londër/ Thirrja e ambasadës iraniane për “sakrificë të jetës” ngre shqetësime për radikalizim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Opinion

    Pritshmëria e votës së diasporës dhe realiteti i deritanishëm

    January 25, 2025

    Nga Dardan Malaj

    Sipas të dhënave zyrtare të KQZ, numrin më të lartë të kërkesave të miratuara për votën në distancë nga jashtë territorit e kanë Qarku i Tiranës me 8674 shtetas dhe Qarku i Fierit me 6834 shtetas. Cili do të ishte efekti i këtyre votave deri më tani, duke marrë të pandryshueshme votën e fundit të 2021 dhe rigrupuar blloqet PS/PSD përballë PD/LSI si pjesë e një liste të përbashkët? Projeksioni nuk merr në konsideratë ndonjë votë surprizë ndaj partive të reja, konsideron përçarjen e opozitës krahasuar me vitit 2021 por dhe konsumin e mazhorancës nga pushteti i gjatë si variabla që mund të asgjësojnë njëri-tjetrin sa i takon efektit.

    Në 2021 në Qarkun e Tiranës, PS/PSD morën 19 mandate ndërsa PD/LSI morën 17 mandate. Në zgjedhjet e ardhshme të 11 Majit, Qarkut Tiranë i shtohet një mandat duke arritur në totalin prej 37 mandatesh. Nëse do të vijonte llogaritja bazuar mbi rezultatin e vitit 2021, këtë mandat të shtuar e merrte kampi i mazhorancës PS/PSD që do arrinte në 20 mandate kundrejt 17 të PD/LSI.

    Marrë për bazë 8674 votues nga jashtë Shqipërisë që janë konfirmuar të regjistruar deri më tani për këtë qark nga KQZ, mund të bëhet një projeksion. Nëse 75% të këtyre votave i shkojnë kampit të mazhorancës dhe 25% opozitës rezultati do vazhdonte të ishte njësoj 20 PS/PSD dhe 17 PD/LSI. Asgjë nuk ndryshon as nëse këto vota do të ndaheshin 50% me 50%. Njësoj edhe në variantin kur 75% të tyre i kalojnë opozitës dhe vetëm 25% mazhorancës. Efekti i deritanishëm në këtë qark do të ishte 0. Në varësi të këtyre skenareve mandatin e fundit në Tiranë do ta merrte gjithnjë PS me 12281, 12222 ose 12114 vota.

    Në 2021 në Qarkun e Fierit, PS/PSD morën 9 mandate ndërsa PD dhe LSI 7 mandate nga 16 në total.

    Marrë për bazë 6384 votues nga jashtë Shqipërisë që janë konfirmuar të regjistruar deri më tani për këtë qark nga KQZ, mund të vijohet me projeksionin. Nëse 75% të këtyre votave i shkojnë kampit të mazhorancës dhe 25% opozitës rezultati mbetet 9 me 7. Njësoj edhe nëse votat ndahen 50 me 50 apo nëse 75% kalojnë tek PD/LSI dhe vetëm 25% tek kampi i mazhorancës. Sërish efekti i deritanishëm i kësaj vote do të ishte 0. Në varësi të këtyre skenareve mandatin e fundit në Fier do ta merrte gjithnjë PS me 10263, 10795 ose 10617 vota.

    dardan malaj
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump pret Mbretin Charles në Shtëpinë e Bardhë, nis vizita zyrtare 4-ditore në SHBA

    April 27, 2026

    Romanca vazhdon jashtë shtëpisë, Mateo dhe Brikena të pandashëm pas Big Brother VIP

    April 27, 2026

    Alarm në Londër/ Thirrja e ambasadës iraniane për “sakrificë të jetës” ngre shqetësime për radikalizim

    April 27, 2026

    Kuvendi i Kosovës nis votimin për Presidentin, opozita bojkoton seancën

    April 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.