Site icon Informohu siç duhet

Priti penalltinë/ Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

Thomas Strakosha

TIRANË– Portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha u bë protagonist në ndeshjen ndaj Letonisë që u mbyll në barazim 1-1 pasi priti një penallti.

Kjo është penalltia e parë që ai pret në një ndeshje të kombëtares shqiptare.

Para goditjes së 11-metërshit, Strakosha u konsultua me trajnerin e portierëve të kombëtares, Ilir Bozhiqi.

“E pyeta çfarë mendimi kishte, ma tha dhe pastaj mora vendim dhe vetë.”-tha Strakosha.

STRAKOSHA: Të qëndroj në vend.

Sipas portierit kuqezi, Shqipëria u zgjua shumë vonë për të kërkuar fitoren në këtë ndeshje.

“U zgjuam vonë në pjesën e dytë. Duhet të jesh i përqendruar. Nuk e përgatitëm mirë nga ana mendore ne si lojtarë.”-deklaroi Strakosha./Radar.al

U paraqit sot në SPAK/ Dhori Kule: Dhashë sqarime për kohën kur kam qenë te Banka e Shqipërisë

Akuzohet për pengim të drejtësisë/ Mbahet seanca për Ahmed Kalanë, Gjykata veçon çështjen e imamit

Exit mobile version