Rreth 40 minuta para nisjes së Asamblesë së PS, me një dosje të madhe në duar është parë të mbërrijë në Durrës kreu i qeverisë Edi Rama.
Mbledhja pritet të nisë në orën 11:00. Këtë të dielë do të mësohen edhe ndryshimet në postet drejtuese.
Asambleja do të hapet me fjalën e kryeministrit Edi Rama, për të vijuar më pas me zgjedhjen e drejtuesve të qarqeve.
Ditën e sotme, pritet që të ketë ndryshime të forta. Këtë gjë e paralajmëroi vetë kryeministri Rama në një postim në rrjetin social, teksa shkruante se do të krijohet një skuadër e re brenda PS për Shqipërinë e 2030-tës.
“Mirmëngjesi dhe me këtë pamje nga salla ku sot në Durrës do të zgjedhim ekipin drejtues të Partisë Socialiste, e do të nisim punën për të ndërtuar skuadrën tonë të re përfaqësuese PS2030 për SHQIPËRINË2030🇦🇱, ju uroj të diel të bukur”, shkruan Rama në Facebook.


