Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Përplasje me sende të forta në Shëngjin, një i plagosur! Shoqërohet autori i dyshuar

    Gjermania kundërshton vendimin e Trumpit për të mos ftuar Afrikën e Jugut në Samitin e G20

    Papa Klementi XI, pontifiku me prejardhje arbëreshe që la gjurmë në historinë e Kishës Katolike

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Prishi fejesën me djalin e Mehmet Shehut, vëllai i Silva Turdiut: Prisnim të na internonin, ja kush na shpëtoi

    February 18, 2025

    Silva Turdiu ishte vetëm 20 vjeçe kur u njoh dhe u fejua me djalin Mehmet Shehut, Skënderin në 1981-shin.

    Parid Turdiu, i ftuar në emisionin “Dekalog nga Roland Qafoku” në DritareTV tregon historinë e motrës së tij nga fejesa, te thirrjet në hetuesi në atë kohë.

    Kolë Manaj i mori jetën bashkëjetueses 10 vite më të madhe brenda makinës, çifti kishte konflikte prej…

    Turdiu ka kujtuar momentin e dytë kur Silva u thirr nga hetuesia, kur një oficer i policisë shkoi në shtëpi dhe i kërkoi asaj të paraqitej në burgu 313.

    Për të shmangur shqetësimin e prindërve, Paridi e shoqëroi motrën e tij, dhe ai e përshkruan atë moment të mbushur me ankth.

    “Morëm lajmin për internim. Ne bëmë gati valixhet, babi shkoi mori disa para që ti kishim me vete dhe ishim gati pasi kishim dëgjuar se do na internonin.

    “Kryeministri më hajvan”- Pasi e hoqën nga puna, komentatorit i ‘sulmojnë’ bashkëshorten gazetare

    Na u tha se organizata e partisë së lagjes kishte marrë vendimin që ta internonin. Ne nuk u internuam dhe njerëzit filluan të vrisnin mendjen se kush i mbron këta.

    Dhe më vonë, pasi ra komunizmi, morëm vesh se kryetari i fshehtë i komisionit të internimeve që na kishte mbrojtur paska qenë Manush Myftiu.

    Ne nuk u internuam, as nuk u burgosëm, por u përjashtuam nga shkolla. Na pushuan nga puna dhe madje edhe kushërinjtë e mi u përjashtuan nga shkollat e tyre.

    Komunistët çuditeshin dhe thoshin si ka mundësi që me këto gjëra që kanë bërë këta janë akoma në Tiranë.

    Në atë kohë, ne ishim të mësuar se nga këta mund të prisnim çdo gjë, na dukej vetja sikur ishim të pushtuar.

    Nga pikëpamja psikologjike ishim të përgatitur dhe përveç kësaj kishim një rreth të madh familjar që qëndruan solidar. Silven e hoqën edhe nga sporti.

    Na përjashtuan nga fundi i vitit 1983, sepse Enver Hoxha vendosi të publikonte librin “Titistët”.

    Enveri e kishte kopsitur të gjithë këtë situatë, kishte zbuluar lidhjen me Mehmet Shehun dhe shkruante në libër për familjen time që kishte 7 kriminelë të arratisur.

    Silven e morën dy herë në hetuesi për ta pyetur lidhur me ngjarjen, pra për t’i marrë dëshminë.

    “Bëjnë si këngëtare, janë eskorta!”/ Zhaku thirrje Ramës: Legalizo p*ostitucionin, do ketë paqe

    Erdhen dhe i thanë babait se vajza duhet të shkonte në mes të natës në bodrumet e Ministrisë së Brendshme për hetuesi dhe atë herë Silva shkoi me babin.

    Heren e dytë erdhi polici te dera dhe dola unë, dhe më tha se motra duhet të paraqitej te burgu 313.

    Nuk i thamë prindërve sepse nuk donim t’i shqetësonim, ndaj e shoqërova unë Silven. Ishte një moment shumë i vështirë, sepse nuk e dija nëse do ta mbanin apo do ta lironin.

    Dhe ajo që unë i kam thënë ishte: Kujdes Silva, mos përmend njerëz të tjerë në hetuesi. Në fejesën e Silves u përfshinë shumë njerëz, ndaj duhej pasur kujdes.

    Silva çdo gjë që bën e bën mirë, është zonjë grua, ishte nxënëse e 10 në atë kohë dhe gjithashtu ishte sportiste e shkëlqyer. Edhe sot, në profesionin që bën, është shumë e suksesshme”- u shpreh Turdiu.

    Një nga volejbollistet më të mira, e fejuara e djalit të Mehmet Shehut. Si është sot jeta e Silvia Turdiut

    parid turdiu silva turdiu
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Përplasje me sende të forta në Shëngjin, një i plagosur! Shoqërohet autori i dyshuar

    July 23, 2026

    Gjermania kundërshton vendimin e Trumpit për të mos ftuar Afrikën e Jugut në Samitin e G20

    July 23, 2026

    Papa Klementi XI, pontifiku me prejardhje arbëreshe që la gjurmë në historinë e Kishës Katolike

    July 23, 2026

    Rama mbledh nesër grupin parlamentar dhe qeverinë: Do të ndaj reflektimin tim mbi pasqyrën e bulevardit

    July 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.