Prime i kësaj të shtune nisi me ritëm të lartë dhe vendime të menjëhershme në shtëpinë e Big Brother VIP 5. Që në fillim të spektaklit u zhvillua eliminimi i radhës, si pasojë e dinamikave dhe sjelljeve të banorëve gjatë javës.
Armela ishte banorja që u detyrua të lërë shtëpinë, duke ndërprerë rrugëtimin e saj drejt Çmimit të Madh. Ajo ishte bërë pjesë e lojës në Prime-n e dytë, por nuk arriti të vazhdonte më tej garën.
Eliminimi i hershëm i dha tonin një Prime-i që pritet të sjellë zhvillime të forta dhe surpriza të tjera për banorët dhe publikun.


