Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtorët e rinj në Lezhë, Vlorë dhe Fier (EMRAT)

    Polonia kërkon prani të përhershme ushtarake amerikane

    Marrëveshja SHBA-Iran për t’i dhënë fund konfliktit, paqartësi sa i përket tarifave për kalim nëpër Ngushticën e Hormuzit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Presidentit të Koresë së Jugut i ndalohet udhëtimi jashtë shtetit

    December 9, 2024
    Presidentit të Koresë së Jugut i ndalohet udhëtimi jashtë shtetit
    Presidenti Yoon Suk Yeol

    KORE E JUGUT-Ministria e Drejtësisë në Korenë e Jugut ia ka ndaluar presidentit të vendit, Yoon Suk Yeol udhëtimin jashtë vendit, teksa autoritetet hetojnë dyshimet për rebelim dhe akuza tjera, të lidhura me shpalljen jetëshkurtër të gjendjes së luftës nga ana e tij, javën e kaluar.

    Ky vendim i presidentit, i marrë të martën e kaluar, që ka rezultuar me angazhimin e trupave speciale nëpër rrugët e Seulit, e ka shtyrë Korenë e Jugut në një trazirë politike dhe ka rritur shqetësimet e partnerëve dhe fqinjëve.

    Të shtunën, Yoon e ka shmangur një përpjekje të opozitës për ta rrëzuar nga pushteti, pasi disa deputetë e kanë bojkotuar procesin e votimit në Parlament.

    Megjithatë, opozita ka thënë se do të dorëzojë mocionin e ri këtë javë.

    Bae Sang-up, zyrtar i ministrisë, ka thënë në një seancë parlamentare se ia ka ndaluar Yoon-it largimin nga shteti, pas kërkesave të bëra nga policia, prokurorët dhe agjencia kundër-korrupsionit, teksa zgjerohen hetimet për veprimet e presidentit.

    Të hënën, një zyrtar i lartë i Agjencisë Kombëtare të Policisë, u ka thënë gazetarëve se policia edhe mund të arrestojë presidentin, nëse përmbushen të gjitha kushtet.

    Ndonëse një president në detyrë në Korenë e Jugut ka imunitet nga ndjekja penale, sa është në pushtet, diçka e tillë nuk vlen kur bëhet fjalë për dyshimet për rebelim apo tradhti.

    Kjo do të thotë se Yoon mund të merret në pyetje dhe të ndalohet nga policia lidhur me dekretin e tij për shpallje të gjendjes së luftës.

    Prapëseprapë, shumë vëzhgues dyshojnë që policia do ta ndalojë atë me forcë, pasi ka potencial për përleshje të mëdha me shërbimin presidencial të sigurisë.

    Teksa e ka shpallur gjendjen e luftës javën e kaluar, Yoon e ka quajtur parlamentin “strofkë kriminelësh”, dhe është zotuar për të eliminuar “mbështetësit e paturpshëm të Koresë së Veriut”.

    Vendimi i Yoon-it për shpallje të gjendjes së luftës, ka zgjatur vetëm gjashtë orë, sepse Asambleja Kombëtare ka votuar për ta rrëzuar këtë masë./REL 

    Kore e Jugut presidenti Yoon Suk Yeol
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtorët e rinj në Lezhë, Vlorë dhe Fier (EMRAT)

    June 15, 2026

    Polonia kërkon prani të përhershme ushtarake amerikane

    June 15, 2026

    Marrëveshja SHBA-Iran për t’i dhënë fund konfliktit, paqartësi sa i përket tarifave për kalim nëpër Ngushticën e Hormuzit

    June 15, 2026

    Po lundronte me motor uji, humb jetën i riu në Liqenin e Ulzës

    June 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.