Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Suedia shkatërron me 5 gola Tunizinë, merr vendin e parë në grup falë barazimit të Holandës me Japoninë

    Tragjedi në Brazil/ Harrojnë t’i lidhin litarin e sigurisë, 21-vjeçarja hidhet nga ura dhe bie 40 metra drejt vd*kjes

    Rama ndan pamje nga Pallati i Kulturës “Vaçe Zela” në Lushnje: Tanimë i rilindur me kushte dinjitoze

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Presidenti serb bisedon me Putinin/ E siguron se kurrë nuk do t’i vendos sanksione Rusisë

    October 20, 2024
    Presidenti serb bisedon me Putinin/ E siguron se kurrë nuk do t’i vendos sanksione Rusisë
    Aleksandar Vuçiç dhe Vladimir Putin

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e siguroi të dielën Presidentin rus Vladimir Putin se vendi i tij, ndonëse kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, do të vazhdojë të refuzojë t’i vendos sanksione Rusisë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë, pavarësisht trysnisë së Perëndimit.

    Presidenti serb shkroi në rrjetet sociale se beson që biseda telefonike, për të cilën ai tha se është para në më shumë se dy vjet me presidentin rus, do të ndihmojë “zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe thellimin e besimit midis Rusisë dhe Serbisë”.

    “Ne biseduam si njerëz që njihen për një kohë të gjatë, si miq dhe biseda dhjetë minutëshe u përshkua nga një ton personal. Biseduam gjithashtu për ata që janë udhëheqës të dobët (properëndimorë)”, shkroi udhëheqësi serb.

    Ai nuk tha nëse do të pranonte një ftesë të mëhershme nga Presidenti Putin për të marrë pjesë në një takim të organizatës BRICS të ekonomive në zhvillim, të udhëhequr nga Rusia dhe Kina, që pritet të mbahet në qytetin rus Kazan nga 22 deri me 24 tetor.

    Ndonëse zyrtarisht kërkon anëtarësimin në BE, Serbia aleate tradicionale sllave e Rusisë, ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës edhe pse e ka dënuar me ngurrim agresionin rus. Presidenti Vuçiç ka ritheksuar shume herë se vendosja e sanksioneve nuk është në interesin kombëtar të Serbisë.

    Ai tha të dielën se pret kritika nga Perëndimi për bisedën e tij me Putinin, por nënvizoi se “Serbia është një vend sovran që i merr vet vendimet e saj”.

    Presidenti serb gjithashtu falënderoi Rusinë “për sigurimin e sasive të mjaftueshme të gazit për Serbinë me çmime të favorshme”, duke ju referuar një marrëveshjeje trevjeçare që skadon në mars të vitit 2025. Serbia është pothuajse tërësisht e varur nga gazi rus, por kohët e fundit ka rënë dakord të fillojë të kërkojë burime tjetra furnizimi.

    Serbia shënoi të dielën shënoi 80-vjetorin e çlirimit të kryeqytetit të saj, Beogradit nga pushtimi nazist i Luftës së Dytë Botërore, i cili u realizua kryesisht falë partizanëve komunistë të ish-Jugosllavisë, por edhe Ushtrisë së Kuqe Sovjetike.

    Autoritetet nacionaliste të Beogradit shënuan ditën e çlirimit me një shfaqje ndjenjash pro-ruse, me mijëra veta që parakaluan nëpër Beograd duke valëvitur flamujt rusë.

    Në një tubim Presidenti Vuçiç mbajti një fjalim në gjuhën ruse, për të cilin tha se është një shenjë respekti për Ushtrinë e Kuqe, pa të cilën “nuk do të kishte ndodhur çlirimi i Beogradit”./voa

    Presidenti serb Rusi Vladimir Putin
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Suedia shkatërron me 5 gola Tunizinë, merr vendin e parë në grup falë barazimit të Holandës me Japoninë

    June 15, 2026

    Tragjedi në Brazil/ Harrojnë t’i lidhin litarin e sigurisë, 21-vjeçarja hidhet nga ura dhe bie 40 metra drejt vd*kjes

    June 15, 2026

    Rama ndan pamje nga Pallati i Kulturës “Vaçe Zela” në Lushnje: Tanimë i rilindur me kushte dinjitoze

    June 15, 2026

    Këmbimi valutor për ditën e sotme, me sa blihen e shiten dollari dhe euro

    June 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.