Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pas rivlerësimit rikthehet propozimi për dyfishim të taksës së shtëpive dhe 25% rritje për bizneset

    Radhë të gjata dhe fluturime të humbura: BE-ja paralajmëron lehtësime në kufij gjatë verës

    Kampionë të lirisë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Presidenti Ceferin: Europiani bashkë me Serbinë? Në këtë rajon, pothuajse çdo gjë kontestohet

    September 15, 2025

    Shqipëria priti javën e kaluar një ngjarje historike për vendin dhe futbollin tonë, mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Nën drejtimin e Presidentit Aleksandër Čeferin, KE e UEFA-s mori vendime të rëndësishme për të ardhmen e futbollit europian.

    Në një intervistë ekskluzive dhe të parën për FSHF TV, Presidenti Čeferin shpjegoi arsyen se pse Tirana u zgjodh si mikpritëse e kësaj mbledhjeje të nivelit të lartë, ndërsa foli edhe për bashkë-organizimin e Europianit U-21 2027 mes FSHF-së dhe Federatës Serbe. Kreu i qeverisë së futbollit europian vlerëson punën e FSHF-së ndër vite, ndërsa tregoi edhe mënyrën se si UEFA ndihmon federatat e vogla dhe nëse Shqipëria do të mirëpresë sërish në të ardhmen një tjetër kompeticion madhor europian.

    – President, kjo nuk është hera juaj e parë në Tiranë. Cili është impresioni i vizitës suaj këtu?

    – Kam qenë shumë herë në Tiranë, kam vizituar Federatën dhe mikun tim Armand. Është gjithmonë kënaqësi të vij këtu, i shoh ndryshimet në qytet, në infrastrukturë dhe çdo gjë tjetër, që nga vizita ime e parë në 2016 apo pak më herët. Që atëherë, shumë gjëra kanë ndryshuar.

    – Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s është një ngjarje historike për futbollin shqiptar. Pse zgjodhët Tiranën për këtë event?

    – Prej 3-4 vitesh, në shtator ne shkojmë në një vend të ri dhe mendojmë se Tirana është një vend fantastik për të ardhur, e dinim që organizimi do të ishte i mirë. Ishte një zgjedhje e lehtë për t’u bërë.

    – Shqipëria do jetë bashkë-organizatore me Serbinë për Kampionatin Europian U21 në 2027-n. Është një event që është kontestuar shumë në rajon. Çfarë opinioni keni për këtë?

    – Në këtë rajon, pothuajse çdo gjë kontestohet. Mendimi im është që futbolli është përtej politikës. Futbolli duhet të sjellë miqësi, paqe dhe jo dhunë e përdorim politik. Çfarëdo që të bësh, sidomos në diçka si futbolli, kontestohet nga dikush. Më e rëndësishmja është që të shohësh veten në pasqyrë dhe të thuash që ishte gjëja e duhur. Po ndjekim çdo gjë bashkë, së bashku me Armandin dhe Federatën, gjithashtu dhe me Federatën serbe dhe jam i sigurt që gjithçka do të shkojë shkëlqyeshëm. Do të tregojmë që futbolli është mbi politikën e përditshme.

    – Gjatë drejtimit tuaj kanë qenë shumë projekte në mbështetje të federatave anëtare, po a është ky suport i balancuar mes vendeve të vogla dhe të mëdha?

    – Ka qenë mëse i balancuar do thoja. Nëse bën një krahasim se sa sjellin vendet e mëdha, ata nuk përfitojnë aq sa sjellin, ndërkohë vendet e vogla marrin pak më shumë sesa sjellin. Por kjo është e drejtë, sepse ky është futbolli dhe ne jemi trupi drejtues dhe duhet të zhvillojmë futbollin. Nuk duhet të harrojmë se vendet e mëdha, pa lojtarët nga Shqipëria, Sllovenia apo Kroacia, nuk do të ishin aq të forta sa janë. Ndaj, duhet të zhvillosh futbollin kudo që të kesh futboll të fortë edhe në vendet e mëdha.

    – Sa efiçente ka qenë FSHF në UEFA?

    -Super efiçente. Ju siguroj që nuk do të kisha Armand Dukën si zv.president i Uefa-s, nëse FSHF nuk do të bënte një punë të përkryer.

    – Si mund ta ndihmojë Uefa në të ardhmen kampionatin shqiptar?

    – Të ndihmosh konkretisht kampionatin është e pamundur, pasi nuk mund të ndërhyjmë te kampionatet. Por besoj që kemi ndihmuar me Conference League, kompeticionin e ri, ku fituesi i një kampionati të vogël, jo vetëm që mund të marrë pjesë, por edhe të ketë rezultate të mira, siç shumë kampionate të vegjël e kanë treguar.

    – Kanë qenë shumë evente në Shqipëri në vitet e shkuara, si finalja e Conference League në vitin 2022, Kampionati Europian U17 sezonin e kaluar, edhe Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv. A presim më shumë në të ardhmen? Si për shembull një Kampionat Europian në 2036-n me vende të tjera në rajon?

    -Je i shpejtë! Secili shtet nga 55 vendet anëtare më pyet “A do të mirëpresim më shumë kompeticione?”. Le të shohim, për momentin nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Por stadiumi kombëtar është i mirë, për pjesën tjetër duhet të punoni edhe pak./PanoramaSPORT

    Aleksandër Čeferin KE serbi UEFA
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pas rivlerësimit rikthehet propozimi për dyfishim të taksës së shtëpive dhe 25% rritje për bizneset

    June 18, 2026

    Radhë të gjata dhe fluturime të humbura: BE-ja paralajmëron lehtësime në kufij gjatë verës

    June 18, 2026

    Kampionë të lirisë

    June 18, 2026

    Atentati ndaj çiftit Mujeci në Lezhë, arrestohet një 40-vjeçar në Malin e Zi

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Kampionë të lirisë

    Albatros Rexhaj Mbrëmjen e të mërkurës isha te Arena për të parë ndeshjen. Mbaroi, dolëm,…

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.