Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar sot emërimin e Genti Shalës si gjyqtar të Gjykatës së Lartë. Vendimi është marrë në mbështetje të nenit 93 dhe 136 të Kushtetutës, si dhe nenit 48 të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, të ndryshuar.
Dekreti vjen pas vendimit nr. 818, datë 4 dhjetor 2025, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili propozoi Shalën për pozicionin e lirë në fushën e së drejtës penale, shpallur që në maj të vitit 2022.
Me këtë dekret, Genti Shala emërohet në Gjykatën e Lartë nga radhët e gjyqtarëve. Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe do të publikohet në Fletoren Zyrtare.


