Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, njoftoi se ka marrë sot një letër nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Në mesazhin e tij, Presidenti Trump thekson angazhimin për të vijuar bashkëpunimin mes SHBA-së dhe Shqipërisë, duke u bazuar në miqësinë, aleancën dhe respektimin e idealeve mbi të cilët është ndërtuar dhe funksionon kombi amerikan.
“Duke mbrojtur sovranitetin, begatinë dhe paqen përmes forcës, së bashku ne mund të arrijmë të pamundurën. Me kënaqësi pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë me qëllim ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt, më të qëndrueshme dhe me të suksesshme,” shkruan Presidenti Trump në letrën drejtuar Presidentit Begaj.
Letra e Presidentit Trump vjen si përgjigje e mesazhit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë për 249-vjetorin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, duke theksuar lidhjet e forta diplomatike dhe historike mes dy vendeve.
Radar.al


