Një sherr i ri ka plasur javën e fundit në showbizz-in tonë. Protagonistet këtë herë janë Kostana Morava dhe Erjona Rusi. Gjithçka nisi të shtunën e shkuar, kur Kostana ishte e ftuar në emisionin e Erjonës dhe kishte ankesa për titullin që kjo e fundit i kishte vendosur emisionit.
Morava ka shkuar në emision e mëngjesit duke kërkuar që të japë dhe ajo qëndrimet e saj në lidhje më gjithë situatën e krijuar, ashtu si edhe Erjona bëri një ditë më parë. Por gjërat nuk kanë shkuar siç duhet, pasi ka pasur tension dhe debat mes saj dhe moderatorëve të emisionit. Morava, pyeti drejtuesit se përse nuk e thirrën në emision kur ftuan Erjona Rusin, në mënyrë që të përballeshin drejtpërdrejtë.
LEXO EDHE
“Pusho Enxhi!”/ Kostana Morava nuk kursehet ndaj moderatorëve të Top Channelit (Video)
“Prostitutë mediatike”/ Erjona Rusi i përgjigjet akuzave të Kostana Moravës: Reagim i ulët
Por duket se edhe pas emisionit ka pasur përplasje mes palëve, ku Kostana ka vijuar me tonet e ashpra me dy moderatoret, që duket se ‘off records’ kanë vijuar edhe ato përplasjen me gazetaren, e cila pas debatit ka ikur e revoltuar nga studio.
Në transmetim, ajo vazhdoi duke akuzuar Erjonën dhe duke mohuar ta ketë quajtur “prostitutë mediatike”.

