Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Sherr në një lokal në Kamëz/ Qëlloi me ar*ë në ajër për të kërcënuar dy persona, arrestohet 23-vjeçari

    Sërish sulm ajror amerikan në Karaibe, tre të vr*rë në një anije të dyshuar për trafik droge

    Ushtari izraelit thyen me çekan statujën e Krishtit, shpërthen indinjata në Liban

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Portugalia në zi/ Rëndohet bilanci, 15 viktima pas aksidentit me tramvaj

    September 4, 2025

    Në kryeqytetin portugez, Lisbonë, tramvaji i njohur “Elevador da Glória” doli nga shinat. Sipas policisë, të paktën 15 persona humbën jetën.

    Portugalia mban zi për 15 viktimat e aksidentit të tramvajit elektrik në kryeqytetin Lisbonë, Portugali. Qeveria e shpalli të enjten (04.09.) ditë zie kombëtare, në të gjithë vendin . Tramjavji, “Elevador da Glória” një atraksion i njohur turistik, doli nga shinat të mërkurën në mbrëmje për arsye që ende nuk janë të qarta dhe u përplas me një ndërtesë. Sipas autoriteteve, të paktën 15 persona u vranë dhe 18 të tjerë u plagosën në aksident. Besohet se midis viktimave ka edhe shtetas të huaj. Pesë prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë, sipas punonjësve të shpëtimit. Tramvaji ka pasur vend për rreth 40 pasagjerë, por nuk ishte plotësisht i zënë.

    Carris: Janë respektuar “protokollet e kontrollit teknik”

    Duke cituar një dëshmitar okular, stacioni televiziv SIC raportoi se tramvaji “me shpejtësi të plotë” eci në rrugën e pjerrët dhe goditi një ndërtesë. Gruaja dëshmitare tha, se “ai u përplas me forcë brutale dhe u shemb si një kuti kartoni, nuk kishte frena”. Sipas SIC Notícias, që iu referua operatorit hekurudhor, ngecja e  frenave dyshohet si shkak i aksidentit. Nëpunës nga departamenti i policisë kriminale në Lisbonë anë në vendngjarje dhe kanë filluar hetimet.

    Një aksident i tillë me tramvajin elektrik nuk kishte ndodhur kurrë më parë në Lisbonë. Presidenti portugez Marcelo Rebelo de Sousa shprehu dhimbje të thellë për aksidentin dhe bëri thirrje për një hetim të shpejtë. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen shprehu ngushëllimet e saj familjeve të viktimave. Tramvaji e kishte filluar punën në vitin 1885, në vitin 1915 kaloi në tramvaj elektrik. Sipas kompanisë kujdestare, Carris, janë respektuar “protokollet e kontrollit teknik”./DW

    aksidenti me tramvaj Lisbonë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Sherr në një lokal në Kamëz/ Qëlloi me ar*ë në ajër për të kërcënuar dy persona, arrestohet 23-vjeçari

    April 20, 2026

    Sërish sulm ajror amerikan në Karaibe, tre të vr*rë në një anije të dyshuar për trafik droge

    April 20, 2026

    Ushtari izraelit thyen me çekan statujën e Krishtit, shpërthen indinjata në Liban

    April 20, 2026

    E zbulon vetë Vedat Muriqi: PSG-ja më kërkoi, si e refuzova pasi i pata dhënë fjalën Igli Tares…

    April 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.