Site icon Informohu siç duhet

“Policia shkonte shpesh, kishte konflikte”/ Vëllai i 56-vjeçarit të mbytur nga vajza në Fier: Gruaja e tij s’më linte të flisja me të

Vrasja tronditëse në familjen Rama në fshatin Frashër të Fierit ka lënë të shokuar familjarët dhe komunitetin. Viktima, Anesti Rama, 56 vjeç, dyshohet se është mbytur nga vajza e tij pas një konflikti të ashpër në banesë.

Vëllai i viktimës, Ferdinant Rama, i cili jeton prej vitesh në Greqi, ka treguar për mediat se kishte më shumë se dy vjet e gjysmë që nuk kishte folur me Anestin. Sipas tij, kjo ndodhte sepse bashkëshortja e të ndjerit, Valbona Rama, nuk e lejonte të fliste me të.

“E mora vesh lajmin nga kunata, ajo telefonoi gruan time dhe i tha që Anesti kishte vdekur. Kam qenë i ndërprerë nga kontakti me të për më shumë se dy vjet e gjysmë”, u shpreh ai.

Ferdinanti shton se në familjen e të ndjerit kishte pasur prej kohësh konflikte dhe mosmarrëveshje. Ai thekson se Anesti punonte në një biznes lokal dhe se marrëdhëniet në familje ishin të tensionuara.

Të njëjtin shqetësim e konfirmon edhe kushëriri i viktimës, Edmont Rama, i cili thotë se policia ka qenë shpesh e pranishme në banesën e familjes për shkak të konflikteve të vazhdueshme mes çiftit.

Trupi i 56-vjeçarit ndodhet ende në morgun e Fierit dhe po i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të zbardhur rrethanat e sakta të vdekjes. Ndërkohë, vajza e tij ndodhet në paraburgim në pritje të hetimeve të mëtejshme.

Exit mobile version