Ish Deputeti Ervin Salianji do të transferohet që sot në burgun e Fierit, ku do të kryejë dënimin e dhënë nga Gjykata e Apelit, me 1 vit heqje lirie.
Lajmin e konfirmoi avokati i Salianjit, Ledio Braho, pak pasi ish deputeti demokrat i vetëdorëzua në Policinë e Tiranës.
Avokati tha se ligjvënësi demokrat do të vuajë dënimin në burgun që i ka caktuar regjimi.
Braho tha se jemi në kushtet e një vendimmarrjeje haptazi politike, edhe pse ai zgjodhi që të përballet me burgun vullnetarisht.
“Na u komunikua procesverbali për njohjen për ekzekutim vullnetar, nënshkruam procesverbalet patëm sjellje korrekte nga drejtuesit e policisë. Duhet të jemi të qartë, pavarësisht se është një vendimmarrje politike, Salianji e ekzekutoi vullnetarisht dhe u nis drejt burgut që i ka caktuar regjimi, burgu i Fierit. Që mbrëmjen e sotme shkon në burgun e Fierit”, tha Braho.


