Një person i pajetë është raportuar të jetë gjetur në ballkonin e banesës së tij sipas policisë së Korçës.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në fshatin Vranisht, Devoll. Shtetasi i pajetë është identifikuar si F. T., 63 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë po merren në pyetje familjarët dhe persona që kanë dijeni mbi ngjarjen e cila ka shokuar banorët e zonës.
Devoll/Informacion paraprak
Rreth orës 17:30, në fshatin Vranisht, Devoll, është gjetur i pajetë në ballkonin e banesës, dyshohet i vetëv*rur, shtetasi F. T., 63 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Radar.al


