Policia greke ka vënë në pranga një shtetas shqiptar të shpallur në kërkim, i dënuar për trafikim droge, gjatë një kontrolli në pikën kufitare të Kakavijës.
Arrestimi u krye nga oficerët e Departamentit të Kontrollit të Pasaportave në bashkëpunim me policinë e Pogonit, pasi gjatë verifikimeve u zbulua se ndaj shtetasit shqiptar ishte lëshuar një vendim penal nga Gjykata e Kundërvajtjeve të Volosit.
Ai ishte dënuar me 4 vite e 8 muaj burg për blerje, posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike, në shkelje të legjislacionit grek për drogën.
Pas ndalimit, ai u shoqërua për procedurat përkatëse, ndërsa autoritetet greke pritet të ndërmarrin hapat për ekzekutimin e plotë të dënimit të tij.


