Të mërkurën, Lista Serbe organizoi një tubim në Mitrovicën e Veriut, që tërhoqi vëmendjen e publikut lokal.
Këngëtarja serbe Angjela Ignjatoviq ishte planifikuar të performonte në këtë ngjarje, por Policia e Kosovës i ndaloi hyrjen në vend në pikën kufitare, duke e penguar të arrijë në Mitrovicë, sipas burimeve të Telegrafit.
Ignjatoviq kishte planifikuar të këndonte këngën nacionaliste serbe “Gnezdo orlovo” (në shqip: “Foleja e Shqiponjës”), teksti i së cilës përmban thirrje dhe motive anti-shqiptare. Si pasojë, organizatorët e tubimit detyruan të zëvendësonin performancën e saj me një grup tjetër muzikor. Megjithatë, interesi i të rinjve serbë për të ndjekur këngëtaren ishte i madh.
Për të garantuar qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve gjatë tubimit, në vendngjarje ishin të pranishme forca të shumta policore, ndërsa në fillim të ngjarjes u vunë re edhe trupat e KFOR-it dhe Eulexit për mbikëqyrje dhe mbrojtje të situatës.


