Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Tatimet: Realizohet 100% paraplotësimi i deklaratave të TVSH-së dhe DIVA-s

    Trump kritika Anglisë për humbjen me Argjentinën: Pse duhet të bënte Kane rolin e mbrojtësit?!

    Kaloi kufirin nga Kanadaja drejt SHBA-së me një motor uji dhe u fut live në Facebook, autoritetet amerikane prangosin shqiptarin

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Po trafikonin klandestinë me 2500 euro drejt vendeve të BE-së, arrestohet maqedonasi

    February 2, 2026

    TIRANË– Një tjetër rast i trafikut të klandestinëve nga vendet e treta me destinacion ato të Bashkimit Europian  është goditur ditën e sotme.

    “Blutë” e Tiranës njoftuan se kanë ndaluar në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, maqedonasin J. N., 41 vjeç gjatë aksionit të koduar “Relay”.

    Burime zyrtare thanë se ai u kap në flagrancë në aksin rrugor Kashar-Thumanë, teksa transportonte dy emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht në shtetet e BE-së.

    Njoftimi i policisë:

    “Finalizohet pas një hetimi me metoda speciale, faza e pestë e operacionit të koduar “Relay”. Arrestohet një shtetas maqedonas që transportonte emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht në shtetet e BE-së.Identifikohet organizatori i këtij rasti, i cili dyshohet se iu ka marrë emigrantëve, nga 2500 euro, me premtimin se do t’i transportonte në Itali.

    Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët, 2 celularë dhe një shumë parash. Si rezultat i një hetimi, me metoda speciale, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, me objektiv goditjen e një tjetër rasti të transportimit të emigrantëve, ilegalisht dhe kundrejt pagesave, në shtete të BE-së, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve finalizuan operacionin e koduar “Relay 5”.

    Gjatë operacionit u vu në pranga shtetasi maqedonas, J. N., 41 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi M. A., 33 vjeç, banues në Durrës. 41-vjeçari u kap në flagrancë, në aksin rrugor “Kashar-Thumanë”, teksa transportonte 2 emigrantë. Ndërkaq, nga hetimi dyshohet se 33-vjeçari iu ka marrë secilit prej emigrantëve, 2500 euro, me premtimin se do të mundësonte transportimin ilegal të tyre, në Itali.

    Punohet për kapjen e shtetasit M. A. Gjithashtu, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon hetimi për të identifikuar dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”./Radar.al

    arrestohet maqedonasi BE trafikonin klandestinë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Tatimet: Realizohet 100% paraplotësimi i deklaratave të TVSH-së dhe DIVA-s

    July 18, 2026

    Trump kritika Anglisë për humbjen me Argjentinën: Pse duhet të bënte Kane rolin e mbrojtësit?!

    July 18, 2026

    Kaloi kufirin nga Kanadaja drejt SHBA-së me një motor uji dhe u fut live në Facebook, autoritetet amerikane prangosin shqiptarin

    July 18, 2026

    Debati për Mirditën, ministri Nufi: Raporti i ekspertëve nuk parashikon shkrirje apo bashkim

    July 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 17 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.