Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ambasada amerikane uron Trump për 80-vjetorin e lindjes: Një patriot i palodhur që lufton çdo ditë për vendin që do

    Përplasja e fortë me Ramën, reagon për herë të parë Sidorela Gjoni: Nuk do të ndalem…

    Tjetër tërmet i fortë në Greqi, ja sa ishte magnituda në Methoni

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Po shpronësohet toka e lumit Seman/ Braçe ngre zërin në mbrojtje të banorëve të Imshtit: Do më keni përballë

    July 29, 2024
    Braçe krah banorëve në Seman: Kush ju ka dalë për Zot që do shpronësoni shtetin e do pronësoni Bilbil Xhindolen?

    Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka dalë në mbrojtje të tokës së lumit Seman pranë fshatit Imshtë të Lushnjës. Përmbaruesi njoftoi se do të ekzekutojë vendimit nr 77 datë 3 korrik 2014 të Gjykatës së Apelit që bën për pronar toke Bilbil Xhindolen. Braçe ka kërkuar ndihmën e policisë për të qenë prezent atje për t’I ardhur në ndihmën e ekzekutimit të vendimit.

    Banorët pretendojnë se ajo tokë ka qenë tokë e lumit. Edhe deputeti i ka dalë në krah banorëve duke ngritur zërin që kjo tokë të mos tjetërsohet.

    Braçe hedh dyshime për procedurën si kjo tokë është shpronësuar.

    “Po më thonë buqjit e Imshtës, që sot në orën 10:00 buzë lumit në tokën e shtetit do të ndodhë e njëjta histori. Ish-pronari, që nuk figuron në asnjë dokument, një farë Xhindole, Xhindole, po i shkon deri në fund historisë për të shpronësuar shtetit, dhe për të marrë atë tokë që në fakt është tokë e lumit me ligj të shtetit e të natyrës, që do të thotë e patjetërsueshme dhe e paparashkrueshme. Që do të thotë e lumit dhe e shtetit sa të ketë jetë mbi të. Ore kush ju ka dalë për Zot që do shpronësoni shtetin e do pronësoni Bilbil Xhindolen? Një apel ka dhe për policinë e Lushnjes e cila është thirrur të jetë atje në orën 10:00 në ndihmë të përmbaruesve për të ekzekutur vendimin. Po i drejtohem drejtuesit të Policisë së Fierit dhe drejtuesit të Policisë së Lushnjes. Ku e gjeni kurajon të refuzoni ligjin në fuqi e të shpronësoni me dhunë shtetin? Kush ju ka dalë për zot që e shpërdoroni detyrën deri në këtë farë feje? Kush jeni ju që thoni ne se njohim ligjin por njohim përbarimin që është një krim kokë e këmbë kur kërkon të tjetersojë një pronë shteti të patjetërsueshme? Dakord, meqë po e kërkoni përballe do me keni!”-shprehet Braçe.

     

    Bilbil Xhindolen Braçe Seman shpronesim toke
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ambasada amerikane uron Trump për 80-vjetorin e lindjes: Një patriot i palodhur që lufton çdo ditë për vendin që do

    June 14, 2026

    Përplasja e fortë me Ramën, reagon për herë të parë Sidorela Gjoni: Nuk do të ndalem…

    June 14, 2026

    Tjetër tërmet i fortë në Greqi, ja sa ishte magnituda në Methoni

    June 14, 2026

    Botërori 2026/ Gjermania nuk tregon mëshirë dhe turpëron Kurasaon me 7 gola

    June 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.