Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vala e të nxehtit/ Instituti i Gjeoshkencave: 9 qarqe në rrezik të lartë për zjarre, temperaturat arrijnë 40°C

    Franca miraton ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

    Konflikt në Elbasan/ 6 të shtëna me armë në një lokal, 3 persona të plagosur

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Po për shqiptarët do ketë ndryshime? Gjermania ashpërson rregullat e emigrantëve

    September 3, 2024

    Pas atentatit në Solingen me tre viktima, qeveria gjermane, opozita dhe landet diskutojnë ndryshimet në politikën e migracionit. Komunat kërkojnë ndërkohë masa më të ashpra në këtë drejtim.

    Para bisedimeve të qeverisë gjermane me Unionin e CDU/CSU dhe landet për pasojat në politikën e migracionit pas atentatit në Solingen, Shoqata e Përgjithshme e Komunave Gjermane kërkon masa dukshëm më të ashpra se janë planifikuar deri tani.

    Në një prononcim të revistës “Spiegel” ku janë marrë pjesë nga dokumenti i shoqatës së komunave aty thuhet se mungon deri tani “një koncept i përgjithshëm për një politikë tjetër migracioni parimisht.”

    Asnjë shtet nuk është i detyruar “të marrë refugjatë në ato përmasa që sjellin rreziqe akute për funksionimin e institucioneve të tij”, thuhet në dokumentin e komunave para takimit të martën. Sinjalet për një mbingarkesë janë një administratë e mbingarkuar dhe mungesa e kapaciteteve për akomodimin dhe integrimin. Këtu në shumë drejtime janë arritur “kufijtë ose ndërkohë janë tejkaluar”. Gjermania duhet të ketë të drejtën për një ndalim kombëtar të pranimit të refugjatëve si mjetin e fundit -ultima ratio.

    Pa pasaportë nuk ka azil?

    Shoqata e Përgjithshme e Komunave Gjermane kërkon më tej “që kërkesat për azil të personave identiteti i të cilëve nuk është i siguruar përmes dokumenteve të identifikimit apo dokumente të ngjashme, mund të refuzohen parimisht ndërkohë si të papranueshëm”. Përveç kësaj kërkohet që Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët, BAMF të reagojë ndaj përmirësimit të situatës në vendet origjinë dhe të tërheqë ndërkohë njohjet e dhëna të së drejtës së azilit. Në dokument thuhet më tej, se dëbimet në Siri “nuk duhet të kryhen vetëm tek personat rrezikues dhe ata me vepra penale po në tërësi”. Landet federale duhet ndërkohë të krijojnë më shumë vende për personat e ndaluar para dëbimit.

    Më tej kërkohet që refugjatëve, për të cilët përgjegjës është një vend tjetër i BE nuk duhet t’u mundësohet hyrja në Gjermani, “duke i kthyer mbrapsht që në kufirin gjerman”. Nëse kjo nuk është e mundur për shkak të rregulloreve të BE, këto duhen krijuar.

    Edhe kreu i CDU, Friedrich Merz kërkon reduktimin e ndjeshëm të migracionit në Gjermani. Problemi nuk është e drejta për armë apo dëbimi, tha Merz. “Problemi i vërtetë është si edhe më parë presioni i migracionit të pakontrolluar.” Merz kërkoi ashtu si komunat gjermane dëbime që në kufijtë gjermanë. Edhe kreu i Konferencës së Kryeministrave të Landeve Federalë, kryeministri i Hesenit, Boris Rhein, CDU kërkon “kthesë në politikën e migracionit”. Ai i forcoi të hënën kërkesat e tij. “Federata duhet të vazhdojë kontrollet në kufijtë e brendshëm, dhe të fillojë më në fund të kthejë me konsekuencë që në kufi.”/DW

    ashpersohen rregullat azil emigrantët gjermani kushtet shqiptare
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vala e të nxehtit/ Instituti i Gjeoshkencave: 9 qarqe në rrezik të lartë për zjarre, temperaturat arrijnë 40°C

    July 20, 2026

    Franca miraton ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

    July 20, 2026

    Konflikt në Elbasan/ 6 të shtëna me armë në një lokal, 3 persona të plagosur

    July 20, 2026

    Trump: Netanyahu nuk do të arrestohet në asnjë rrethanë gjatë qëndrimit në SHBA

    July 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.