Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Gjirokastër, procedohet 33-vjeçari për përhapje lajmesh të rreme që shkaktuan panik në rrjetet sociale

    Trump paralajmëron Iranin: Nëse armëpushimi dështon, rikthehen sulmet

    Drejtori i FBI-së Kash Patel padit “The Atlantic” për shpifje, kërkon 250 milionë dollarë dëmshpërblim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Po paralizon zhvillimin: Media gjermane mbi krizën në Kosovë

    October 27, 2025
    Po paralizon zhvillimin: Media gjermane mbi krizën në Kosovë

    Media gjermanofone i kushton vëmendje dështimit të krijimit të qeverisë në Kosovë dhe pasojave për vendin që vuan prej muajsh nga bllokada e brendshme politike.

    Pas dështimit të përpjekjes së Albin Kurtit për të formuar qeverine, Kosova përballet tani me një fazë të re pasigurie politike, shkruan gazeta “Berliner Zeitung”. Sipas analizës së medias gjermane dështimi në Kosovë, mund të shihet si simptomë e një krize më të thellë politike. “Për më shumë se nëntë muaj, bllokadat institucionale dhe grindjet e brendshme partiake e kanë paralizuar vendin. Shumë analistë besojnë se Kurti, i cili e ka qeverisur shtetin e ri ballkanik si kryeministër që nga viti 2020, është shkaku i këtij ngërçi. Qëndrimi i tij, shpesh i pakompromis dhe konfrontues ndaj kundërshtarëve politikë, ka vazhduar ta mbajë Vetëvendosjen si forcën më të fortë politike në vend – pavarësisht humbjeve – por në të njëjtën kohë e ka bërë atë praktikisht të paaftë për të formuar një koalicion.

    “Berliner Zeitung” i kushton vëmendje edhe humbjes së besimit të aleatëve të Kosovës duke kujtuar mbylljen e dialogut strategjik nga Uashingtoni. “Ky është një zhvillim i rrezikshëm për ekonominë e brishtë të Kosovës. Vendi, me 1.7 milion banorë është një nga më të varfrit në Evropë, me papunësi relativisht të lartë dhe një largim të madh të rinisë. Edhe pse kushtet ekonomike janë përmirësuar vitet e fundit, pa mbështetje të huaj, ekziston rreziku i rënies masive të investimeve dhe humbjes së besimit tashmë të dobët të investitorëve ndërkombëtarë.” Në analizën e Berliner Zeitung theksohet, se “kriza ka edhe një dimension gjeopolitik. Situata e paqëndrueshme në Kosovë po monitorohet nga afër në Beograd dhe, në disa raste, komentohet me gëzim.”

    “Frankfurter Rundschau” po ashtu i kushton vëmendje krizës politike në Kosovë duke theksuar, se kjo bllokadë rrezikon vendime të rëndësishme për Kosovën. “Kriza e vazhdueshme qeveritare po vonon vendimet kyçe: Një buxhet për vitin 2026 zor se mund të arrihet në kohë, miliona euro ndihma të BE-së janë bllokuar. Analistët paralajmërojnë për humbje ekonomike në rritje për shtetin e ri, i cili është mbështetur në mbështetjen ndërkombëtare që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008. Megjithëse Kurti paralajmëroi në parlament, se pa qeveri të re çdo ditë “është një ditë e humbur për zhvillimin, për qytetarët, për shtetin”, shkruan gazeta gjermane, kryeministri Albin Kurti dështoi të krijojë qeverinë.

    Kurse gazeta gjermane “taz” thekson, se Kosova mund të ndodhet para zgjedhjeve të reja parlamentare. “Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tani duhet të emërojë një kryetar të ri qeverie. Nëse shumica parlamentare për të formuar një qeveri nuk mund të gjendet përsëri, shteti ballkanik përballet me rrezikun e zgjedhjeve të reja.[…]Mbetet e paqartë nëse Kurti do të nominohet përsëri si mandatar për krijimin e qeverisë apo nëse një kandidat i opozitës do të ngarkohet me detyrën e formimit të qeverisë. Kurti do të vazhdojë ta udhëheqë qeverinë deri atëherë”.

    Kurse Agjencia Katolike e Lajmeve KNA, në një artikull mbi zhvillimet e fundit në Kosovë thekson se kriza politike në Kosovë vazhdon dhe se edhe pas më shumë se tetë muajve pas zgjedhjeve, Kosova mbetet pa qeveri. “Kjo e zgjat një krizë politike që filloi me zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt, në të cilat partia e Albin Kurtit, Vetëvendosje, humbi shumicën e saj të mëparshme. Frontet duken shumë të ashpërsuara për një koalicion ose një qeveri minoritare të mbështetur nga partitë e tjera. Kritikët kanë paralajmëruar vazhdimisht se kriza politike po paralizon zhvillimin. Kosova konsiderohet si një nga vendet më të varfra në Evropë.”

    Gazeta austriake “Standard” e shikon Kosovën para zgjedhjeve të reja. “Nëse as edhe një i mandatuar i ri nuk arrin të sigurojë mbështetjen e të paktën 61 anëtarëve të parlamentit, do të duhet të shpallen zgjedhje të reja parlamentare. Zgjedhjet e fundit parlamentare u mbajtën në fillim të shkurtit. Kurti u konfirmua si kryeministër në vitin 2021 dhe është gjithashtu kreu i partisë në pushtet Vetëvendosje.”/DW

    kosove media gjermane Media gjermanofone
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Gjirokastër, procedohet 33-vjeçari për përhapje lajmesh të rreme që shkaktuan panik në rrjetet sociale

    April 20, 2026

    Trump paralajmëron Iranin: Nëse armëpushimi dështon, rikthehen sulmet

    April 20, 2026

    Drejtori i FBI-së Kash Patel padit “The Atlantic” për shpifje, kërkon 250 milionë dollarë dëmshpërblim

    April 20, 2026

    Selin Bollati flet pas fitores së “Big Brother VIP 5”: Rrugëtimi im u mat me zemrat që preka

    April 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.