Moderatori, Meriton Mjekiqi ka përgënjeshtruar akuzat e bëra publike nga Demë Elshani se Alban Dezdari e ka detyruar t’i paguaj reket 50 mijë Euro.
I arratisuri prej 22 vitesh nga Kosova, Demë Elshani, në një deklaratë dhënë për gazetën online Reporteri.net, duke larguar përgjegjësinë nga vetja për sulmin me granat dore në pronën e familjes Dezdari në Pejë, “gishtin e drejtoi” tek Meriton Mjekiqi.
“A e ngjen [Meriton Mjekiqin] të Big Brother? 50 mijë Euro, ja ka qitë reket”, pretendoi Demë Elshani të enjten në një deklaratë për gazetën online Reporteri.net, e cila si audio, do të publikohet të premten.
“[…] Meriton Mjekiqi ja ka kry sigurisht, se Meriton Mjekiqit i ka qit reket. Ai munet se njeri kur t’i qitish reket ta bon”, tha Elshani.
Disa orë pas publikimit të deklaratës së Elshanit, ish-finalisiti i “Big Brother VIP Albania” ka reaguar përmes një “story” në Instagram.
Krejt pretendimin e Demë Elshanit e ka quajtur “rrenë”.



