Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    “Po mbahen në Hagë padrejtësisht”/ Protestë në Strasburg për ish-krerët e UÇK

    November 16, 2025

    Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po zhvillojnë sot, në orën 13:00, një protestë para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët sipas tyre po mbahen padrejtësisht në Hagë.

    Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati, tha se qëllimi i kësaj proteste është kërkesa për drejtësi dhe rikujtimi për institucionet europiane se, sipas tij, Gjykata Speciale u ngrit mbi “gënjeshtra të senatorit zviceran Dick Marty”. Ai theksoi se pret pjesëmarrje të gjerë nga diaspora shqiptare.

    Gucati njoftoi se të gjithë anëtarëve të Parlamentit të Këshillit të Europës do t’u dërgohet një letër shoqëruar me dokumentacion, ku, sipas tij, paraqiten shkeljet e Gjykatës Speciale dhe padrejtësitë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, të cilët prej pesë vitesh mbahen nën akuzat për krime lufte.

    Protesta të ngjashme janë zhvilluar më herët në Prishtinë, Hagë dhe Tiranë. I pyetur për një protestë të mundshme në Shkup, Gucati u shpreh se aktualisht nuk ka kushte për organizimin e saj për shkak të situatës politike në Maqedoninë e Veriut. Ai shtoi gjithashtu se dëshmia e ish-gjeneralit amerikan Wesley Clark në procesin gjyqësor në Hagë ka qenë “si një bombë” për Gjykatën Speciale.

    Nga ana e tij, kreu i BDI-së Ali Ahmeti deklaroi se me “mendje dhe zemër” është sot pranë protestuesve në Strasburg, duke e cilësuar atë vend si pikën ku “filloi padrejtësia ndaj UÇK-së dhe popullit shqiptar”. Ai bëri thirrje për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, duke theksuar se ata kanë qenë aleatë të SHBA-së dhe BE-së dhe vendi i tyre është në Kosovë.

    “Pafajësia e tyre është konfirmuar nga miqtë tanë amerikanë dhe europianë në Hagë. Lironi djemtë tanë!”, u shpreh Ahmeti.

    hage kosove Kreret
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    June 3, 2026

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    June 3, 2026

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    June 3, 2026

    Irani pretendon se ka goditur destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, paralajmëron “hakmarrje të fortë”

    June 3, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.