Pas ndarjes nga Ledri Vula, Sara Hoxha së fundmi ka bërë publike vendimin e papritur: shpërnguljen në Tiranë.
Sara nëpërmjet disa postimeve zbuloi se, shtëpia e re ku ajo do të jetojë së bashku me Poin, është duke u rregulluar.
“Okay, dita e djeshme ishte kaq e shkëlqyer por edhe emocionale. Unë dhe Poi shkuam për të parë shtëpinë tonë të re që do të jetë së shpejti. Kjo është me të vërtetë një proces kaq emocionues për të kaluar.” shkruan Sara përbri foto.
Tashmë babi Ledrit do t’i duhet të vijë në Tiranë më shpesh për të takuar vajzën.
Kujtojmë se Ledri Vula ka nisur një lidhje të re me Rina Zaitin. Artisti nuk ka ndarë me publikun asgjë, as për ndarjen dhe as për romancën e re, por fotot nga paparazzët e nxorrën në pah romancën mes tyre.



