Site icon Informohu siç duhet

Po ktheheshin nga Festivali, por autobusi doli nga rruga, vdesin 22 sportistë dhe zyrtarë

Një aksident tragjik rrugor ka tronditur Nigerinë, ku 22 sportistë dhe zyrtarë ndërruan jetë pas një aksidenti të autobusit me të cilin po ktheheshin nga Festivali Kombëtar i Sporteve. Ngjarja e rëndë ndodhi pas përfundimit të edicionit të 22-të të festivalit, i cili u zhvillua në shtetin Ogun, në jugperëndim të vendit.

Sipas autoriteteve, viktimat ishin pjesë e një delegacioni që kishte përfaqësuar me dinjitet shtetin e tyre në garat sportive që zgjatën 11 ditë. Komisioni Kombëtar i Sportit i Nigerisë (NSC) shprehu dhimbje të thellë për humbjen, duke nënvizuar se atletët ishin kthyer “pas një përfaqësimi me nder”.

Dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë kombinimi i lodhjes së shoferit dhe shpejtësisë së lartë, ndërsa nga aksidenti raportohet edhe për disa të plagosur, megjithëse numri i saktë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Për nder të viktimave, autoritetet nigeriane kanë shpallur të hënën ditë zie kombëtare.

Exit mobile version